web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i Gjeorgjisë: E di formulën, ja si fitojmë ndaj Shqipërisë

13 Tetor 2024, 17:20, Sport CNA
Trajneri i Gjeorgjisë: E di formulën, ja si fitojmë ndaj
Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol

Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol deklaroi në prag të sfidës ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve se shpreson që ekipi të ketë sukses.

Ai tha në konferencën e dhënë për mediet se synon që skuadra të mos bëjë të njëjtat gabime si ndaj Ukrainës, pasi vetëm ashtu mund të fitojë ndaj “kuqeiznjve”

"Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Ne kishim disa probleme në krahun tonë të majtë ndaj Ukrainës dhe ishte e njëjta gjë në një pjesë të ndeshjes ndaj Çekisë"-tha ai. 

Teksa i pyetur se kë do të aktivizojë në vend të Kochorashvili-t, autorit të golit të fitores së Gjeorgjisë ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, por që këtë të hënë do të mungojë, Sagnol u shpreh se nuk ka ndërmend ta zbulojë emrin në fjalë.

"E kam marrë vendimin por do ta shihni të hënën. Ne mund të fitonim ndeshjen ndaj Ukrainës dhe ndryshimet taktike nuk janë të rëndësishme sipas meje në këtë pikë. Gjëja kryesore është ta nisim ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat. Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në EURO 2024. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara"-deklaroi Sagnol. 

Gjeorgji-Shqipëri do të përballen këtë të hënë, duke nisur nga ora 18:00 në Tbilisi, takim i raundit të katërt të Ligës së Kombeve për të dyja ekipet./CNA





Lajmet e fundit nga