web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Mbappe merr vendimin, dëshiron të luajë vetëm ndeshjet e rëndësishme

12 Tetor 2024, 18:59, Sport CNA

E bujshme/ Mbappe merr vendimin, dëshiron të luajë vetëm

Mungesa e Kylian Mbappe në grumbullimin e Francës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka prodhuar shumë diskutime.

Megjithatë një lajm i bujshëm vjen nga “Foot Mercato”, që raporton se sulmuesi kishte njoftuar stafin e Francës, një muaj më parë se nuk do të ishte pjesë e grumbullimit për ndeshjet e tetorit.

Në rast se kjo është e vërtetë, atëherë bie poshtë hipoteza, se lojtari u la jashtë kombëtares, për shkak të dëmtimit te Real Madrid.

Nga ajo që raportohet, thuhet se lojtari i ka vënë qëllime të qarta vetes. Ai dëshiron të fitojë “Topin e Artë” dhe për ta bërë këtë, do të provojë të shmangë dëmtimet e mundshme.

Media e sipërpërmendur bën me dije, se sulmuesi ka vendosur që të luajë vetëm në ndeshjet e rëndësishme, ndërsa në ato që nuk kanë vlerë të madhe, nuk dëshiron të jetë.





Lajmet e fundit nga