web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Mbrojtësi surprizon me vendimin, tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare

12 Tetor 2024, 14:17, Sport CNA

ZYRTARE/ Mbrojtësi surprizon me vendimin, tërhiqet nga futbolli

Pritej të zgjidhte skuadrën e re, por Joel Matip i ka surprizuar të gjithë me vendimin e marrë.

Mbrojtësi e ka mbyllur me futbollin e luajtur, duke njoftuar tërheqjen.

Dëmtimi i rëndë vitin e kaluar, ku Matip këputi ligamentet dhe mbylli sezonin, ka bërë që lojtari të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

33-vjeçari ishte futbollist i lirë nga 1 Korriku, kur i përfundoi kontrata me klubin anglez.

Pavarësisht interesimeve të shumta për të, Matip ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Ish-mbrojtësi u bashkua me Liverpool-in në vitin 2016, pasi kishte spikatur me gjermanët e Schalke 04.





Lajmet e fundit nga