web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Kosova triumfon në Lituani dhe merr fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve

12 Tetor 2024, 16:52, Sport CNA
VIDEO/ Kosova triumfon në Lituani dhe merr fitoren e dytë radhazi
Zhegrova, Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës triumfon në transfertën e Lituanisë dhe ruan ecurinë pozitive në Ligën e Kombeve, duke marrë fitoren e dytë radhazi, pas suksesit ndaj Qipros në shtator.

“Dardanët” mori tri pikët në fitoren 1-2 ndaj Lituanisë, në takimin e parë të muajit tetor në Ligën e Kombeve.

Skuadra e trajnerit Foda zhbllokoi sfidën në minutën e 20’, me Edon Zhegrovën që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhuruar nga Muslija.


Lituanezët tentuan të barazonin dhe gjetën rrjetën me Gineitis, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt nga VAR, me Kosovën që e mbylli në avantazh pjesën e parë.

Ndërsa në fraksionin e dytë, “dardanët” gjetën edhe njëherë tjetër rrugën drejt rrjetës, me Ermal Krasniqin që shënoi pas asistit të i dha Milot Rashica në minutën e 65’.


Lituanezët provuan të reagonin dhe në minutën e 84’ ngushtuan diferencën me Golubickas, por në fund ishin “dardanët” ata që festuan.


Kështu pas takimit të tretë në Ligën e Kombeve, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit 2 në Ligën C me gjashtë pikë, teksa Lituania qëndron në vendin e fundit me zero pikë./CNA





Lajmet e fundit nga