LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statistika e tmerrshme e Spanjës, ka fituar vetëm 3 nga 11 ndeshje

6 Dhjetor 2022, 20:03, Sport CNA

Statistika e tmerrshme e Spanjës, ka fituar vetëm 3 nga 11 ndeshje

Një eliminim që askush se priste, por që ndodhi! Spanja i jep lamtumirën Botërorit të Katarit, pasi humbi përballë Marokut në fazën e 1/16.

Ata nuk arritën të shënonin asnjë gol duke humbur edhe tre penallti. Rikujtojmë që Spanja është shpallur vetëm 1 herë kampione bote në vitin 2010 në Afrikën e Jugut. Që atëherë, iberikët kanë fituar vetëm 3 nga 11 ndeshje të luajtura në Kupën e Botës.

Në vitin 2014 në Brazil, ata fituan ndaj Australisë, në Botërorin e Rusisë 2018 mposhtën Iranin. Në këtë Botëror, ata fituan ndeshjen debutuese ndaj Kosta Rikës 7-0. Një statistikë e turpshme për ekipin e Luis Enrike.

Lajmet e fundit nga