web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëri-Letoni, mësoni çfarë ndodhI në kohë reale

9 Shtator 2025, 20:36, Sport CNA

Shqipëri-Letoni, mësoni çfarë ndodhI në kohë

Kombëtarja shqiptare luan mbrëmjen e kësaj të marte ndaj Letonisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, ndonëse nuk njohin ende sukses ndaj rivalit baltik.

Aktualisht Shqipëria renditet e treta në grup me 5 pikë, një më shumë se Letonia dhe dy më pak se Serbia, ndërsa Anglia kryeson e shkëputur. Një barazim ose humbje në “Air Albania” do ta vështirësonte ndjeshëm rrugën e kuqezinjve drejt Botërorit. Megjithatë, rezultatet e fundit japin shpresë, pasi në 5 sfidat e fundit Shqipëria ka marrë 2 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Më poshtë mund të ndiqni çfarë ndodh në kohë reale.

SHQIPERI-LETONI 1-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja.

86’- Shpëton për mrekulli Shqipëria. Mitaj largon një top mbi vijën fatale. Drithërima në portën e Strakoshës.

82’- Dy zëvendësime të tjera te Shqipëria. Në fushë Mirlind Daku dhe Adrion Pajaziti, marrin vendin e Manajt dhe Laçit.

80’- Goditje këndi për Letoninë. Krosimi në zonë shkon drejt dhe në duart e Strakoshës.

71’- Mundësi shumë e mirë për Letoninë. Gutkovskis “fal” Shqipërinë, me një gjuajtje totalisht të gabuar.

69’- Tentativë edhe nga Arbër Hoxha, i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Pret pa shumë vështirësi portieri Zviedris.

68’- Zëvendësim te Shqipëria, largohet Nedim Bajrami dhe vendin e tij e merr Arbër Hoxha.

67’- “Predhë” e Nedim Bajramit nga distanca. Pret portieri në dy kohë.

64’- Mundësi e mirë për Letoninë, me miqtë që nuk shfrytëzojnë si duhet një top në zonë.

63’- Aksion i gjatë i Kombëtares në të majtë. Në fund Mitaj nuk finalizon aksionin dhe e dërgon topin në duart e portierit.

59’- Armando Broja futet bukur në zonë dhe tenton një pasim në qendër. Portieri letonez e devijon topin në goditje këndi.

56’- Nuk i besojnë syve kuqezinjtë. Berat Gjimshiti bën më të vështirën. Pranë portës, kapiteni i Shqipërisë gjuan mbi traun e portës.

55’- Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Cernomordijs ndëshkohet me karton të verdhë.

51’- Tjetër mundësi e artë për Shqipërinë. Bajrami merr një top nga Hysaj dhe gjuan, por shkon ngjitur me shtyllën.

50’- Kombinim i shkëlqyer mes Hysajt dhe Brojës. Sulmuesi hedh topin në zonë, por devijohet në këndore. Manaj nuk e shfrytëzon rastin.

47’- Vertikalizim i Hysajt për Laçin. Devijimi i mesfushorit e dërgon topin mbi traun e portës.

45'- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

44’- Mundësia më e mirë për Letoninë. Jurkovskis i afrohet golit me kokë, pasi fitoi duelin me Mitajn. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

38'- Letonia pranë autogolit. Portieri nuk kontrollon si duhet topin, por e largon mbi vijën fatale.

35’- Rrezikon Letonia. Pas një goditje këndi, Balodis nuk gjuan si duhet me kokë dhe topi shkon jashtë.

30’- Tentativë e Kristan Asllanit nga jashtë zone, por shkon mbi traun e portës.

29’- Mundësi e artë për Shqipërinë. Manaj merr një top në hyrje të zonës dhe gjuan bukur me të majtën. Tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.

25’- Gooooool Shqipëria 1-0! Zhbllokohet sfida. Kristjan Asllani tregohet i saktë nga penalltia dhe i jep avantazhin Shqipërisë.

20’- Kristjan Asllani shtrihet në fushë. Mesfushori ndjen dhimbje në gjurin e tij pas dëmtimit më herët.

19’- Armando Broja jep shkëndijën e parë. Sulmuesi merr një top të shkëlqyer në zonë nga Hysaj dhe lëshon gjuajtjen, por shkon jashtë.

8’- Krosim i rrezikshëm nga Mitaj në zonë, por nuk e shfrytëzon si duhet Qazim Laçi.

3’- Shqipëria merr kontrollin e lojës. Nedim Bajrami lëviz bukur dhe tenton të rrezikojë portën letoneze, por gjuajtja e tij nuk ka saktësinë e duhur.

Starton takimi.





Lajmet e fundit nga