web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani, ekipi më i shtrenjtë. Mësoni vlerën e klubeve në Superiore

8 Shtator 2025, 18:35, Sport CNA

Partizani, ekipi më i shtrenjtë. Mësoni vlerën e klubeve

Partizani është ekipi më i shtrenjtë i Kategorisë Superiore sipas “Transfermarkt”, me një total prej 6.6 milionë eurosh. Klubi i kuq ka gjithsej 35 futbollistë në listë, ku përfshihen edhe lojtarë të dëmtuar apo të aktivizuar me ekipin B.

Pas Partizanit renditet Flamurtari me 6.28 milionë euro, Dinamo me 5.85 milionë dhe Egnatia me 5.48 milionë euro. Vlera e përgjithshme e Superiores shkon mbi 48 milionë euro, duke regjistruar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Lojtari më i vlerësuar i kampionatit është Rouen Hjumen i Partizanit me 850 mijë euro. Në listën e kuqve spikasin edhe Preka, Marku dhe Kote me vlera nga 350 deri në 450 mijë euro.

Nga akademia kanë firmosur kontrata tre lojtarë të rinj, të cilët ende nuk kanë vlerësim në treg.





Lajmet e fundit nga