web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alcaraz, “mbreti i ri” në tenis. Fitorja ndaj Sinner e ngjit në krye

8 Shtator 2025, 15:44, Sport CNA

Alcaraz, “mbreti i ri” në tenis. Fitorja ndaj Sinner e ngjit

Carlos Alcaraz fitoi titullin e US Open dhe u ngjit në vendin e parë të renditjes botërore. Në finale, spanjolli mposhti Jannik Sinner me rezultatin 2-6, 6-3, 1-6, 4-6.

Ky është trofeu i gjashtë Grand Slam në karrierën e tij. Në setin e parë, Alcaraz dominoi me lojën e fortë nga qendra e fushës dhe mori epërsinë me dy “break”-e.

Sinner reagoi në setin e dytë, duke shërbyer më mirë dhe duke barazuar ndeshjen. Megjithatë, spanjolli riktheu kontrollin në setin e tretë.

Në setin e katërt, Alcaraz vazhdoi të ishte agresiv me shërbimin dhe goditjet e tij, duke e mbyllur sfidën 6-4. Me këtë fitore, ai kaloi Sinnerin edhe në renditje, duke u shpallur numri një i botës.





Lajmet e fundit nga