Qarabağ FK, një klub që po lë gjurmë në Ligën e Kampionëve
Në futbollin europian, ku vëmendja shpesh përqendrohet te ...

Ndërsa futbolli mbetet i vetmi sektor që vazhdon të pastrojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, mbështetja e qeverisë për këtë sport mbetet në kuotën zero. Paradoksi thellohet kur sheh se miliona euro nga taksat e qytetarëve derdhen çdo vit në llogaritë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pa sjellë asnjë rezultat konkret apo produkt sportiv.
Ky menaxhim i dyshimtë i fondeve publike ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili gjatë seancës së fundit në Kuvend ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, dhe politikave ndjekëse në sport.
Në qendër të kritikave të Braçes ishte Akti Normativ që parashikon shpërndarjen e fondeve, ku KOKSH, i drejtuar nga Fidel Ylli, rezulton sërish përfituesi i madh. Deputeti socialist vuri në dukje se “shuma prej 2.2 milionë eurosh e akorduar vetëm për kuota dhe pjesëmarrje në aktivitete është tejet e lartë”, sidomos kur produkti sportiv i këtij institucioni është pothuajse inekzistent prej vitesh.
“Kemi disa vite që i çojmë para Komitetit Olimpik dhe ai duhet të prodhojë produkt. Nuk mund të bëhen politikat buxhetore sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar: Blendi për padelin, Taulanti për boksin, apo dikush tjetër për ping-pongun,” deklaroi Braçe me ironi, duke goditur drejtpërdrejt preferencat personale të anëtarëve të kabinetit që diktojnë destinacionin e parave publike.
Ndërsa sporte elitare si futbolli, që arritën të kthejnë Shqipërinë në kryefjalë të mediave botërore përmes dy pjesëmarrjeve në Europian, lihen në mëshirë të fatit. Braçe paralajmëroi se Superliga po mbahet gjallë vetëm nga investimet private të disa presidentëve, ndërkohë që shteti nuk ofron asnjë lehtësi apo fond.
“Futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Superliga po mbahet nga disa presidentë me lekët e tyre. Nëse do të mbështesim, hajde të mbështesim këtë sport masiv, jo sportin sipas dëshirës së një ministri,” shtoi ai, duke vënë në dukje se paratë që shkojnë te KOKSH shpesh përfundojnë në duart e klubeve të "administratorëve" dhe jo për zhvillimin e vërtetë të sportit në bazë.
Kritika kryesore lidhet me faktin se paratë nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë. Ky "afeksion" i qeverisë për sporte si padeli apo ping-pongu, në kurriz të sportit më popullor në vend, po shihet si një menaxhim skandaloz që po dëmton rëndë të ardhmen e rinisë dhe sportit shqiptar.
Braçe ishte i qartë në mesazhin e tij, duke thënë se paratë publike duhet të shkojnë aty ku ka masivitet dhe rezultate, dhe jo të përdoren si qoka për miqtë e pushtetit nën siglën e KOKSH-it.
Në futbollin europian, ku vëmendja shpesh përqendrohet te ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, luhen ndeshjet e fundit të ra...
Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Visar Bekaj, d...
Jose Mourinho vazhdon të jetë i lidhur me Real Madrid. Pa...
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar një ndryshim në...
Ardian Ismajli është detyruar të ndalet sërish për shkak d...
Merkato e dimrit po afrohet me mbylljen, por e ardhmja e K...
Klubi i Elbasanit ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Ins...
Të enjten do të luhen ndeshjet e raundit të tetë dhe të fu...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Mario Mitaj vazhdon të ketë vështirësi për të gjetur stabi...
Ndërtimi i dy fushave të reja sportive në Përrenjas po shk...
Një aksident rrugor me pasoja fatale ka ndodhur në Rumani,...
Federata e Futbollit prezantoi mbrëmjen e së hënës strateg...
Federata e Futbollit organizoi eventin e rëndësishëm të pr...
Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje pë...
Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef E...
Valentino Murataj është larguar nga Flamurtari. Mesfushori...
Mesfushori Uerdi Mara është rikthyer te skuadra e Dinamo B...
E ardhmja e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid është në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...