web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

En Nesyri lë Juventusin “thatë”, italianët i rikthehen objektivit të vjetër

26 Janar 2026, 20:49, Sport CNA

En Nesyri lë Juventusin “thatë”, italianët i

Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef En-Nesyri, siç konfirmoi Giorgio Chiellini para ndeshjes ndaj Napolit.

Pavarësisht kësaj, Fenerbahçe do të bëjë një përpjekje të fundit për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e bardhezinjve. Dy klubet kanë arritur marrëveshje për një huazim me pagesë 5 milionë euro dhe të drejtë blerjeje prej 19 milionë euro plus bonuse.

 Sulmuesi maroken nuk është i bindur nga formula e transferimit dhe ka kërkesa më të larta financiare. Gjithashtu, ai preferon një rikthim te Sevilla.

Në këtë situatë, Juventus po vlerëson sërish pistën Jean-Philippe Mateta. Crystal Palace ka refuzuar ofertën e parë të bardhezinjve. Negociatat mbeten të hapura.





Lajmet e fundit nga