web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shorti i Conference League/ Partizani me fat, Vllaznia në Letoni

17 Qershor 2025, 16:11, Sport CNA

Shorti i Conference League/ Partizani me fat, Vllaznia në Letoni

Skuadra shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në turin e parë kualifikues në Conference League.

Vllaznia sfidon letonezët e BFC Daugavpils. Takimi i parë do të luhet Shqipëri, ndërsa ai i kthimit në Letoni.

Partizani do të përballet me Nõmme Kalju nga Estonia. Ndeshja e parë për të kuqtë e kryeqytetit do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Shqipëri.

Skuadra tjetër nga Shqipëria, Dinamo e nis rrugëtimin nga turi i dytë, diçka që u vendos nga UEFA, pasi Drogheda United u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë.

Sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Deçiç nga kampionati i Malit të Zi, do të përballet me Sileksin nga Maqedonia e Veriut.

Malisheva nga kampionati i Kosovës, do të përballet me ekipin islandez të Vikingur Reykjavik.





Lajmet e fundit nga