web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Futbollisti shqiptar jep miratimin, Milani projekton shkëmbimin e bujshëm

16 Qershor 2025, 19:07, Sport CNA

Futbollisti shqiptar jep miratimin, Milani projekton shkëmbimin e

Milani është në kërkim të përforcimeve me përvojë dhe personalitet në mesfushë, dhe emri kryesor në listë është ai i Granit Xhakës.

Futbollisti shqiptar ka dhënë miratimin për kalimin te kuqezinjtë dhe drejtori sportiv Igli Tare pritet të nisë kontaktet me Bayer Leverkusen. Milani shpreson ta realizojë transferimin me një kosto jo më të lartë se 12 milionë euro, ndonëse Leverkusen nuk ka urgjencë për ta shitur, pasi Xhaka ka kontratë deri në 2028.

 Një mundësi që po shqyrtohet është përfshirja e Malick Thiaw në shkëmbim. Në krahun tjetër, edhe Luka Modric është pranë transferimit te Milani.

Megjithëse vizitat mjekësore janë shtyrë pas Kupës së Botës për Klube në SHBA, marrëveshja mbetet e sigurt. Kroati dhe Milani kanë arritur një akord verbal dhe pritet vetëm zyrtarizimi pas përfundimit të angazhimeve me Real Madridin.





Lajmet e fundit nga