web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthimi në Serie A nuk është shaka, Totti: Të shohim si do reagojë trupi im!

27 Tetor 2024, 13:22, Sport CNA
Rikthimi në Serie A nuk është shaka, Totti: Të shohim si do
Francesco Totti

Pas deklaratave të tij të fundit për një rikthim të mundshëm në Serie A, Francesco Totti vijon ta theksojë këtë ide.

Italiani ka thënë së fundmi përmes një interviste nga Miami se ai do të shikojë se si do të reagojë trupi i tij.

“Po mendoj për këtë, koka ime tashmë e di përgjigjen, le të shohim se si do të reagojë trupi im…Nuk është shaka, unë e mora gjithçka seriozisht. Dy skuadra më kanë kërkuar, tani të shohim se çfarë do të ndodhë, kush e di se çfarë do të na sjellë viti i ardhshëm”-u shpreh Totti.

Italiani është 48-vjeç sot, ndërsa u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2017, pra para më shumë se shtatë vitesh.

Megjithatë, duke parë zhvillimet e fundit në botë të futbollit, legjenda e Roma-s, gjithmonë e më shumë po i mëshon idesë së rikthimit në fushën e blertë, ndonëse tashmë është 48 vjeç./CNA





Lajmet e fundit nga