Incidentet në protestë/ 17 protestues dhe efektivë dërgohen në spital për ndihmë mjekësore
Një grup qytetarësh vijojnë ende qëndrimin në protestën pa...
Një grup qytetarësh vijojnë ende qëndrimin në protestën pa...

Stadiumi i ri i Real Madrid, tashmë ka marrë një drejtim të ri në aspektin e marketingut dhe identitetit të tij. Në vijim stadiumi i madrilenëve do të quhet vetëm “Bernabeu”, duke hequr emrin e plotë “Santiago Bernabéu”, që për dekada ka nderuar presidentin legjendar.
Ky ndryshim është kufizuar në aspektin komercial dhe në përpjekjet për të krijuar një markë më moderne e të shkurtër. Në faqen zyrtare të internetit, në profilet e rrjeteve sociale dhe në produktet e tregtuara nga klubi, emri i stadiumit përdoret vetëm si “Bernabéu”.
Në fasadën e re të stadiumit, testet fillestare për shfaqjen e emrit treguan vetëm mbiemrin “Bernabéu”, pa përmendur të plotë emrin historik të presidentit. Kjo qasje ka ngritur diskutime mes tifozëve të cilët, pavarësisht çdo ndryshimi komercial, vazhdojnë dhe do të vazhdojnë ta quajnë stadiumin “Santiago Bernabéu”. Ky ndryshim ka gjasa të jetë një hap drejt mundësisë për të shtuar një sponsor komercial në emrin e stadiumit në të ardhmen. Një vendim i tillë do të kërkojë miratimin e Asamblesë së Anëtarëve të klubit, duke qenë se Real Madrid, ndryshe nga shumë klube të tjera, ka një strukturë të bazuar te pronësia e anëtarëve.
Pavarësisht tensioneve të mundshme që mund të krijohen mes traditës dhe modernizimit, klubi është i përqendruar në maksimizimin e të ardhurave përmes stadiumit të ri. Real Madrid është një prej organizatave sportive më të suksesshme financiarisht në botë. Bernabéu nuk është më vetëm një arenë futbolli, por një hapësirë shumëfunksionale që gjeneron të ardhura masive për klubin. Stadiumi i modernizuar ofron tetë hapësira të ndryshme për organizimin e eventeve, duke përfshirë fushën e lojës, sallën e konferencave dhe zonën miks. Këto hapësira janë të përshtatshme për aktivitete të ndryshme si koncerte, kongrese, festa dhe mbrëmje gala.
Veçanërisht, fusha e stadiumit mund të transformohet në një hapësirë për 5 mijë persona ose për 3 mijë të ftuar në një darkë gala. Me kapacitetin për t’u shndërruar në një teatër me 4 mijë vende, stadiumi i ri është një qendër shumëfunksionale që e tejkalon funksionin tradicional të një impianti sportiv.
Modernizimi i stadiumit nuk ka kaluar pa sfida. Probleme me izolimin akustik dhe organizimin e koncerteve kanë reduktuar disa të ardhura dhe kanë krijuar tensione me kompanitë që menaxhojnë këto evente. Megjithatë, klubi është i përkushtuar për të përmirësuar çdo aspekt të funksionimit të stadiumit. Për Real Madrid, Bernabéu i ri është më shumë se një vend i ndeshjeve sportive, është një makineri për të ardhura që do të ndihmojë në forcimin e pozicionit të klubit si një lider global, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në industrinë e eventeve dhe biznesit.
Nuk kanë problemet për Medon Berishën. I rikthyer nga dëmt...
Vinicius Junior duket se do të transferohet te PSG-ja në F...
Marko Juric pritet të largohet nga Vllaznia. Mbrojtësi kro...
Bedri Greca do të vazhdojë karrierën te Besa e Kavajës. S...
Redon Xhixha është kthyer në objektivin kryesor të Partiza...
Florian Marku ka lënë qelinë e burgut në Gjermani. Boksier...
Juventusi prej kohësh ka nisur punën për të gjetur një sul...
Dubai, u kthye në qytetin e ndarjes së çmimeve më prestigj...
Superiorja U-17 për vitin 2024 është mbyllur me një rivali...
Këtë të premte ka ndërruar jetë ish-sulmuesi i Dinamos, St...
Barcelona po përballet me një nga periudhat më të vështira...
Fjoart Jonuzi pritet të vazhdojë karrierën tek Elbasani. M...
Fernando Medeiro do të rikthehet tek Egnatia. Mësohet se k...
Granit Xhaka është zgjedhur në formacionin më të mirë të v...
Rey Manaj pritet të vazhdojë karrierën në Turqi, ndonëse l...
Anis Mehmeti shpreson të jetë pjesë e Shqipërisë ndaj Angl...
Egnatia fitoi Superkupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit trium...
Nuk ka fund kriza te Manchester United. As trajneri i ri, ...
Besa nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri. Pas shkarkimit...
Është zhbllokuar finalja e Superkupës së Shqipërisë, mes E...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...