web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama feston pas golit të Sokol Cikalleshit

17 Nëntor 2023, 19:05, Sport CNA
Rama feston pas golit të Sokol Cikalleshit
Sokol Cikalleshi

Kryeministri, Edi Rama ashtu si dhe të gjithë sportdashësit e të gjithë shqiptarët që janë me sytë nga ndëshja Moldavi-Shqipëri ka reaguar pas golit të parë të bërë nga Kombëtarja shqiptare.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale momentin e golit të Sokol Cikalleshit.

“Albania, Sokol Cikalleshi”, shkruan Rama krah videos.

Mesa duket dhe kryeministri është në pritje të lajmit të bukur atë të kualifikimit të Kombëtares në Euro 2024.

Pas pjesës së para, kuqezinjtë e Silvinjos kryesojnë 0-1 në transfertë.

Në minutën e 24-t, ishte Sokol Cikalleshi, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Një minutë me herët, fitoi 11-metërshin Taulant Seferi, pas një lëvizje të bukur në zonë.

Nëse ndeshja përfundon me këtë rezultat, Shqipëria do të kualifikohej zyrtarisht në Europian.





Lajmet e fundit nga