Socca World Cup 2024/ Shqipëria arrin fitoren e dytë në grup, mund Letoninë 2-1
Kombëtarja shqiptare e minifutbollit luajti sot ndeshj...

Trajneri Ernest Gjoka, u shfaq entuziast, pas emërimit në stolin e Skënderbeut. Tekniku kryeqytetas, në prezantimin e tij, deklaroi se nuk mund të refuzohet një propozim nga presidenti Takaj dhe Skënderbeu.
Gjoka theksoi se ka besim se bardhekuqtë do të kalojnë momentin e vështirë, ndërsa shtoi se në raste se nuk do të besonte te suksesi, nuk do të kishte pranuar.
“Puna jonë në ditë të vështira matet dhe vlerësohet. Ishte e lehtë se kur vjen propozim nga presidenti Takaj për Skënderbeun nuk mund të thuash dot jo. Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe dhe pse nuk është në situatë të mirë, ndoshta duhet të ishte diku më sipër në tabelë, por vështirësitë e punës sonë këto janë.
Në momente të caktuara, përvojën dhe eksperiencën që kemi ta japim dhe të bëjmë mirë për një skuadër me histori si Skënderbeu.
Sigurisht që të gjithë trajnerët kërkojnë projekte afatgjate se kur ka projekte afatgjatë ka seriozitet në klub. Bazë kryesore janë rezultatet, ato na mbajnë në punë. Po të mos kisha besim se do rikthehemi te rezultatet pozitive, nuk do kisha ardhur.
Me skuadrën takohem sot sepse pa u takuar me presidentin dhe ju(median) si profesionistë që jeni, nuk mund të takohem me skuadrën. Duke ardhur te ju dhe duke dhënë intervistë, takohem me skuadrën. E kam studiuar, e njoh shumë mirë skuadrën e Skënderbeut, ka cilësi por në futboll ka momente që i themi “jo”, kështu në këtë moment është skuadra. Na duhet të gjithëve që ta ngremë psikologjikisht skuadrën, të kuptojmë cilësitë që kemi dhe ta kthejmë gjithë këtë energji që nuk është pozitive, në energji pozitive për ta kaluar këtë handikap që ka skuadra.
Po të kishte më shumë pikë, ndoshta nuk do ishim bashkë për intervistë. Mendoj se në futboll si mund të trembesh dhe mund të gëzohesh. Nëse do fillojmë të marrim maksimumin e energjisë dhe cilësisë që ka skuadra brenda, atëherë shumë shpejt do të dalim nga problemi.
Po të mos besoja nuk do kisha ardhur sot. Në futboll duhen orë pune se pa orë nuk mund të japësh atë që ke, filozofinë që do. Kam besim që për dy ditë do ndryshojmë diçka në ekuilibrin dhe anën psikologjike të skuadrës.
Pa tifozë nuk jemi asgjë, futbolli luhet për ato. Kur ato gëzojnë, gëzojmë dhe ne. Mendoj se ato duhet të durojnë dhe shpresojnë se do shkojnë te e mira dhe ajo që duan ta shikojnë skuadrën”, deklaroi Gjoka.
Trajneri do të bëjë debutimin në stolin e Skënderbeut ndaj Tiranës ditën e enjte.
Kombëtarja shqiptare e minifutbollit luajti sot ndeshj...
Vetëm disa ditë pasi udhëhoqi Liverpool-in drejt fitor...
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, prezantoi këtë të ...
Ernest Gjoka është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Njoft...
"Faleminderit Florence, ne të zgjodhëm duke menduar se...
Në mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të Ka...
Talenti shqiptar që luan për Juventus-in U-17, Arman D...
Java e 16-të e Kategorisë Superiore nis këtë të mërkur...
Redon Xhixha mund të jetë në prag të një rikthimi të bujsh...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand ...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Errnest ...
Pamjet e Edoardo Bove kanë bërë xhiron e globit dhe ka...
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Francë. Skuadra...
Federata e Futbollit çeli dje sesionin e përvitshëm të...
Trajneri i Roma-s, Claudio Ranieri, vlerësoi lojtarët ...
Roma-Atalanta mbyllën javën e 14-të të Serie A, në një...
Kampionatet europiane rikthehen këtë mesjavë me një së...
Wayne Rooney, legjenda e futbollit anglez, po kalon një pe...
Ardian Ismajli po vazhdon të shkëlqejë në Serie A, duke u ...
Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...