Kupa e Italisë, rekord të ardhurash nga Inter-Lazio
Interi i drejtuar nga Cristian Chivu fitoi Kupën e Italisë...

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet pas incidenteve të fundit në futbollin shqiptar, me disa dënime të rëndësishme për klube, trajnerë dhe lojtarë.
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u pezullua për katër ndeshje për sjellje josportive ndaj arbitrit Enea Jorgji në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa gjysma e dënimit është me kusht. Katër ndeshje pezullim mori edhe zyrtari i Besës, Romeo Bishdili.
Bylis U-19 humbi ndeshjen në tavolinë 3-0 ndaj Skënderbeut për braktisje të sfidës dhe u gjobit me 100 mijë lekë. Dënimet më të ashpra lidhen me incidentet në derbin Partizani-Tirana U-18, ku disa lojtarë morën pezullime deri në tetë ndeshje.
Partizani U-18 u gjobit me 400 mijë lekë dhe do të luajë katër ndeshje pa tifozë. Gjoba dhe humbje në tavolinë pati edhe për Flamurtarin, Kamzën dhe disa ekipe të tjera të moshave për braktisje ndeshjesh.
VENDIMET:
Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Bylis U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Tirana U-17, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të “Shtëpia e Futbollit” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani U-18, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i FK Partizani U-18, Aldo Duro, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Rei Zekaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Riseld Hocja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-18, Jon Çaushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Tirana U-18, Kevi Paraj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/4 të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-18, Klejdi Gjini, për provokim të spektatorëve dhe shkelje të parimeve Fair-Play, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana U-18, Arlind Bushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Tirana U-18, Brian Sufja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FK Apolonia U-18, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i KF Vora U-17, Erdi Lazri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-17, Artur Aliaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Egnatia U-17, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Daniel Kalemi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Triumph U-17, Noel Shebeku, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Pogradeci U-17, Rafail Gozhdari, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Flamurtari FC U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Zyrtari i FC Kinostudio U-16, Gledis Gjonpalaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kamza Sport U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër Laberia SK U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-15, kundër AF Elbasani U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Pogradeci U-13, Leonard Oshafi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Durrah City U-17, Dion Muka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Durrah City U-17, Sergi Zelka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kamza 07 U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kamza Sport B, U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-16, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
TR 19 Academy U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Rinia EL U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Interi i drejtuar nga Cristian Chivu fitoi Kupën e Italisë...
Milani po kalon një moment të vështirë në sezon, ndërsa rr...
Tirana U-19 është skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-...
Robert Lewandowski është pranë largimit nga Barcelona pas ...
Kombëtarja shqiptare po kalon një fazë të rëndësishme, me ...
Juventusi po luan shanset e fundit për të siguruar kualifi...
Manuel Neuer ka rinovuar kontratën me Bayern Munich deri m...
Kylian Mbappe po kalon një periudhë të vështirë te Real Ma...
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u ...
Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” në muajin ...
Në prag të nisjes së fazës “Final Four” në Superiore, në “...
Te Manchester United kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpuni...
Faza “Final 4” nis këtë të shtunë me sfidën Vllaznia-Dinam...
Paris Saint-Germain ka siguruar matematikisht titullin kam...
Interi ka fituar Kupën e Italisë për herë të 10-të në hist...
Ernest Muçi është shndërruar në heroin e Trabzonsporit, du...
Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë, për të dytin vit radh...
Situata te Milani raportohet të jetë e tensionuar, ku rrez...
Kjo e mërkurë, do të sjellë një nga sfidat kryesore të sez...
Skënderbeu është pranë zgjedhjes së trajnerit të ri. Sipas...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Një anije cisternë nafte shpërtheu në Ngushticën e Hormuzi...
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga...
Kosova prodhon qumësht, djathë, kos e produkte të tjera të...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...