web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani, "luftë" për finalen. Vetëm një dyshim për formacionin ndaj Skënderbeut

17 Maj 2024, 11:43, Sport CNA

Partizani, "luftë" për finalen. Vetëm një dyshim

Partizani sfidon Skënderbeun në "Final Four", në një përballje ku fitorja është detyrim. Korçarët kanë qenë një kundërshtar i vështirë këtë sezon për "demat" dhe për këtë arsye, trajneri Orges Shehi ka kërkuar kujdes nga skuadra.

Në prag të kësaj sfide, tekniku i të kuqve deklaroi se ekipi do të jetë i plotë dhe lojtarët e dëmtuar janë rikthyer në stërvitje, ndërsa theksoi se ekipi i tij nuk vjen si favorit në këtë përballje.

Këtë sezon, Partizani është ndeshur katër herë me Skënderbeun, ku numëron një fitore, dy humbje dhe një barazim.

Në "Air Albania" luhet gjithçka për gjithçka dhe pritet të jetë një përballje shumë e luftuar nga të dy krahët.

Siç zbuloi edhe trajneri Shehi, te Partizani janë kthyer nga dëmtimi Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi, duke përforcuar edhe më shumë repartin e sulmit.

Tekniku i kryeqytetasve ka luksin e zgjedhjeve dhe do të luajë në sulm nga fillimi. I vetmi dyshim te "demat", është për krahun e majtë të sulmit, ku ka balotazh mes Kekos dhe Carës.

Në portë do të luajë Qirko, i ndihmuar nga Hadroj, Sota, Sembene dhe Atanaskoski, në mbrojtje.

Në mesfushë nuk ka dyshim, me Muratajn, Maget dhe Rrapajn, që pritet të jetë treshja e këtij reparti.

Mba është i padiskutueshëm në qendër të sulmit, dhe pritet të ndihmohet nga Bincuka në të djathtë dhe nga njëri mes Carës dhe Kekos në të majtë. 





Lajmet e fundit nga