Goli i dytë në La Liga, Kumbulla: Normale të vuash...
Marash Kumbulla realizoi golin e dytë sezonal në La Lig...

Mirlind Daku është një nga lojtarët shqiptarë më të kërkuar të momentit në tregun ndërkombëtar, me oferta të njëpasnjëshme që vijnë për kartonin e tij. Edhe pse klubi i tij Rubin Kazan, mohon zyrtarisht kontaktet konkrete, mediat ruse raportojnë për një interes të madh për sulmuesin 27-vjeçar.
Thuhet se klubi francez Lens, ka ofruar 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit kuqezi.
Megjithatë, kjo ofertë është hedhur poshtë nga drejtuesit e klubit rus, të cilët pretendojnë një shumë më të lartë për të lënë të lirë lojtarin. Një ofertë tjetër, prej 8 milionë eurosh, e bërë nga Lokomotiva e Moskës, ka pasur të njëjtin fat, duke u refuzuar gjithashtu.
Rubin Kazan, që e mori Dakun nga Osijeku për një shumë modeste prej 1.2 milionë eurosh, ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij, duke kërkuar të paktën 12 milionë euro. Rritja e vlerës së Dakut është reflektim i formës së tij mbresëlënëse në fushë, ku këtë sezon ka shkëlqyer në Premier Ligën ruse. Me 9 gola dhe 5 asistime në 19 ndeshje, Daku është vendosur si një lojtar kyç për skuadrën e tij, duke rritur interesin e klubeve të mëdha evropiane.
Situata mes Dakut dhe Rubin Kazan po përshkallëzohet, me një luftë të heshtur mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit. Sipas lajmeve nga Rusia, Daku ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2026. Kjo lëvizje shihet si një mënyrë për të ushtruar presion mbi klubin, që të pranojë një nga ofertat e shumta të ardhura deri më tani. Për Rubin Kazan, koha është thelbësore, pasi nëse nuk arrijnë një marrëveshje për transferimin e tij deri në verë, mund të humbasin një mundësi të artë për të përfituar financiarisht.
Përveç Lensit dhe Lokomotivës së Moskës, një sërë klubesh të tjera kanë shfaqur interes për Dakun. Parma dhe Kaljari në Itali janë mes emrave që monitorojnë situatën e sulmuesit shqiptar, ndërsa Al Qadsiya në Arabinë Saudite dhe disa klube gjermane gjithashtu kanë hyrë në garë. Daku, i cili ka arritur majat e karrierës së tij në moshën 27-vjeçare, duket se është në prag të një hapi të madh drejt një klubi me më shumë prestigj dhe mundësi në arenën ndërkombëtare.
Me formën aktuale dhe interesin e madh që ka ngjallur, duket se është vetëm çështje kohe para se Daku të ndërrojë ambient.
Marash Kumbulla realizoi golin e dytë sezonal në La Lig...
Interi vazhdon të konfirmojë formën e shlëqyer në Serinë A...
Superiorja uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e f...
Elbasani pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat. Verdhe...
Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Vllaznisë, një ndeshje me polemi...
Roma fitoi me përmbysje pasi mposhti 2-1 Udinesen. Rensch ...
Egnatia ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë, në minutën e...
Ndeshja mes Vorës dhe Besës, u mbyll me tension të madh. K...
Janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme pë...
Skiatorja çeke, Tereza Nova e cila ishte pjesë edhe e Lojë...
Një situatë e pazakontë është regjistruar në fund të ndesh...
Milani triumfoi 3-2 ndaj Parmës, me një përmbysje të çmend...
Milan-i ka humbur një titullar të padiskutueshëm për derbi...
Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri kualifikues t...
Cristian Shpendi dhe Ernest Muçi janë dy emra që po tërheq...
Manchester City duket se e ka hedhur pas krahëve momentin ...
Gjashtë ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 19...
Napoli nuk di të ndalet në Serinë A. Skuadra e Antonio Con...
Marash Kumbulla ka gjetur golin në La Liga. Mbrojtësi i Sh...
Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi! Skënderbeu u rikthye t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...