web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk po gjen hapësira te Juventusi, klubi i njohur kërkon Zhegrovën

14 Prill 2026, 18:58, Sport CNA

Nuk po gjen hapësira te Juventusi, klubi i njohur kërkon

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë për shkak të hapësirave të kufizuara në skuadër.

27-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë sezon, por nuk ka arritur të sigurojë një rol të qëndrueshëm në formacion.

Kjo situatë ka tërhequr interesin e Besiktasit, që e sheh si zëvendësues të mundshëm të Milot Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për të mësuar më shumë mbi kushtet e transferimit. Zhegrova raportohet se është i hapur për një largim gjatë merkatos së verës.

Në nivel ndërkombëtar, ai ka regjistruar 46 paraqitje dhe 5 gola me përfaqësuesen e Kosovës.

Kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2030. Kjo e bën të nevojshëm një proces të gjatë negociatash për çdo klub të interesuar.





Lajmet e fundit nga