Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Pas një periudhe të trazuar që ka lënë gjurmë të thella në ambientin bardhezi, duket se stuhia ka kaluar dhe mbi horizontin e Juventusit po shfaqen rreze shprese. Megjithatë, për të konfirmuar nëse pas kësaj stuhie do të shfaqet një ylber i vërtetë, do të duhet ende pak kohë. Një fund sezoni i mbushur me tension, por edhe me optimizëm, po shërben si provë për kursin e ri që po ndërtohet me trajnerin Igor Tudor në krye. Objektivi është i qartë, kualifikimi në Ligën e Kampioneve, një kusht thelbësor për të garantuar stabilitet ekonomik dhe ambicie sportive për të ardhmen.
E ardhmja e trajnerit kroat në pankinën bardhezi nuk është më një mister. Edhe pse ende pa një zyrtarizim, gjithçka tregon se Tudor po fiton besimin e drejtuesve me punën e tij në fushë. Drejtori sportiv Giuntoli ka filluar tashmë bashkëpunimin me të për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, pavarësisht se ende nuk është vënë pika mbi “i”. Te torinezët ka filluar puna për një verë të nxehtë transferimesh, ku nuk pritet revolucion, por përforcime të kalibrit ndërkombëtar, që do t’i japin skuadrës një hap përpara në cilësi dhe ambicie.
Departamenti që është vënë më së shumti nën lupën e Giuntolit është mesfusha, e cila këtë sezon ka vuajtur jo pak nga dëmtimet dhe forma e dobët e disa elementëve. Emri që intrigon më shumë në zyrat e Juventusit është ai i Sandro Tonalit, ish-lojtarit të Milanit dhe aktualisht pjesë e Newcastle në Premier League. Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë dhe as i lirë, pasi flitet për një shumë që varion nga 40 deri në 50 milionë euro. Për t’i hapur rrugë një operacioni të tillë, bardhezinjtë synojnë largimin e Douglas Luiz, i cili ka pasur një sezon për t’u harruar për shkak të formës së dobët dhe dëmtimeve të shpeshta.
Në repartin ofensiv, ndryshimet do të jenë më të mëdha. Pas dy vitesh me ulje-ngritje, duket se epoka e Vlahoviç te “Zonja e Vjetër” po shkon drejt fundit. Sulmuesi serb është kandidati kryesor për t’u larguar gjatë verës, qoftë për të sjellë para në arkën e klubit, qoftë për t’u përdorur si pjesë e ndonjë shkëmbimi të madh. Edhe Kolo Mani, i huazuar nga PSG-ja, nuk është më një siguri, pavarësisht entuziazmit të fillimit. Kjo e detyron Juventusin të mendojë për dy blerje në sulm. Emri më i lakuar është ai i Viktor Osimhen, por për nigerianin pritet një garë e ashpër, me Gallatasarain që do të bëjë gjithçka për ta mbajtur. Si alternativa serioze shihen Ademola Lukman i Atalantës dhe Rasmus Hojlund i Mançester Junajtid, dy profile që i përshtaten stilit të Tudor dhe filozofisë së re që po ndërtohet.
Sigurisht, për të bërë realitet këto lëvizje, Juventusi ka nevojë për burime të qëndrueshme financiare. Kualifikimi në Champions League është baza kryesore, por do të ndihmojnë shumë edhe të ardhurat nga pjesëmarrja në Botërorin për Klube dhe ato nga shitja e lojtarëve në huazim. Giuntoli pritet të arkëtojë deri në 50 milionë euro nga lojtarë që nuk do të rikthehen më në Torino, si Arthur, Kostiç dhe Rugani.
Këto para do të përdoren pjesërisht për të përfunduar transferimet e Kalulu dhe Renato Veiga, që aktualisht janë në huazim, por pëlqehen nga stafi dhe mund të bëhen pjesë e projektit të ri në mënyrë të përhershme. Për herë të parë pas shumë kohësh, tek Juventusi ndjehet një frymë e re, një kombinim mes qetësisë, profesionalizmit dhe ambicieve të mëdha.
Liga e Kampioneve vjen këtë të mërkurë me dy përballje ele...
Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarj...
Barcelona u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampion...
Paris Saint Germain, ka siguruar kualifikimin për në gjysm...
Një ngjarje tragjike ka goditur futbollin shqiptar. Gjatë ...
Real Madrid do të kërkojë një nga përmbysjet më të mëdha t...
Interi dhe Bayern Munich do të përballen mes tyre, në sfid...
Pavarësisht problemeve të shumta këtë sezon, Rafael Leao n...
Herolind Shala është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i ka dërguar mesazh ngus...
Barcelona, nuk do të jetë pjesë e edicionit të ri dhe të s...
FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit pas sjel...
Laçi po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të...
Mbrëmjen e kësaj të marte, do të luhen dy ndeshjet e kthim...
Prej kohësh Laçi dhe Dinamo kishin një përplasje mes tyre ...
Napoli triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Empolit në s...
Manchester United, dikur simbol i dominimit në futbollin a...
Skandali i basteve në futbollin italian, po merr përmasa g...
Luka Modric po zgjeron horizontin e tij në botën e futboll...
Nëse Skënderbeu në Superiore po has vështirësi për mbijete...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...