web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Barcelona në Botërorin e Klubeve? Klubi merr vendimin

15 Prill 2025, 17:01, Sport CNA

Barcelona në Botërorin e Klubeve? Klubi merr vendimin

Barcelona, nuk do të jetë pjesë e edicionit të ri dhe të shumëpritur të Kupës së Botës për Klube 2025, që nis këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse ky turne premton spektakël, përfitime të mëdha financiare dhe prestigj ndërkombëtar, katalanasit nuk do të jenë në mesin e 32 skuadrave pjesëmarrëse.

Skuadrat që do të përfaqësojnë Spanjën në këtë kompeticion do të jenë Real Madrid dhe Atletico Madrid, ndërsa pas përjashtimit të skuadrës meksikane Club Leon, ka mbetur ende një vend bosh për t’u plotësuar. Megjithatë, sipas rregullores së FIFA-s, ky vend nuk i takon një tjetër skuadre evropiane, çka në mënyrë automatike e përjashton Barcelonën, të paktën për momentin.

Kohët e fundit është përfolur se në rast të një triumfi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Barcelona mund të kërkonte të merrte vendin bosh në Kupën e Botës për Klube. Por, sipas asaj që raporton gazeta e njohur spanjolle AS, klubi katalanas nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për të kërkuar një përjashtim nga rregullat. Te Barcelona janë të vetëdijshëm se nuk kanë siguruar kualifikimin “në fushë” dhe nuk dëshirojnë të marrin pjesë përmes rrugëve ligjore apo përjashtimeve të posaçme.

Kjo qasje e klubit nuk vjen vetëm për korrektësinë sportive, por edhe si një reflektim i planeve tashmë të vendosura për verën. Barcelona ka planifikuar një turne të pasur dhe ambicioz në Azi, ku do të zhvillojë disa ndeshje miqësore që pritet të sjellin fitime të konsiderueshme.





Lajmet e fundit nga