web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani kërkon sulmues, në skenë del edhe Retegui

18 Mars 2026, 15:41, Sport CNA

Milani kërkon sulmues, në skenë del edhe Retegui

Milani vijon kërkimet për një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, duke ndjekur disa pista konkrete. Mes emrave në listë janë Moise Kean, Serhou Guirassy dhe Mateo Retegui.

Ky i fundit ishte kërkuar edhe në verën e vitit 2025 si zëvendësues i Giroud, por kaloi te Al Qadisya për 67 milionë euro nga Atalanta.

Së fundmi, drejtori sportiv Igli Tare dhe agjenti Alessandro Moggi janë parë në një darkë në Milano, ku mund të jetë diskutuar edhe për Retegui. Sulmuesi 26-vjeçar përfiton një pagë prej 16 milionë eurosh neto në sezon.

Ky nivel financiar është një pengesë për Milanin, që mund të ofrojë rreth 5 milionë euro plus bonuse.

Një zgjidhje mund të jetë një huazim me të drejtë blerjeje dhe mbulim i pjesshëm i pagës nga klubi arab. Situata mbetet e hapur në pritje të zhvillimeve të ardhshme.





Lajmet e fundit nga