web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Serisë A merr vendimin drastik, gati rikthimi i Giampaolos

18 Mars 2026, 14:41, Sport CNA

Klubi i Serisë A merr vendimin drastik, gati rikthimi i Giampaolos

Cremonese ka vendosur të ndryshojë trajnerin pas një serie negative prej 15 ndeshjes pa fitore, që kulmoi me humbjen e rëndë 1-4 kundër Fiorentinës.

Trajneri Davide Nicola është shkarkuar nga detyra, duke lënë skuadrën në vendin e parafundit, tri pikë larg zonës së shpëtimit.

Klubi e falënderoi teknikun për profesionalizmin e treguar, por rezultatet (11 humbje në 15 sfidat e fundit) bënë të pashmangshëm divorcin.

Favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Marco Giampaolo, i njohur si "Maestro", për të cilin ky do të ishte një rikthim te Cremonese pas eksperiencës së vitit 2014/15.

Giampaolo vjen pas një aventure të suksesshme mbijetese me Leccen sezonin e kaluar dhe shihet si njeriu i duhur për të dërguar ekipin drejt vendit të katërt nga fundi.





Lajmet e fundit nga