web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laporta arrin marrëveshjen, gati firma me trajnerin gjerman

17 Mars 2026, 19:20, Sport CNA

Laporta arrin marrëveshjen, gati firma me trajnerin gjerman

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës dhe ka nisur mandatin e katërt me një vendim të rëndësishëm.

Ai fitoi ndaj Victor Font dhe do të qëndrojë në detyrë për një mandat pesëvjeçar deri në vitin 2031. Me këtë mandat, Laporta arrin në total 17 vite në krye të klubit katalanas.

Menjëherë pas rizgjedhjes, ai ka konfirmuar një marrëveshje paraprake për rinovimin e kontratës së trajnerit Hansi Flick.

Aktualisht, Flick ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Marrëveshja e re pritet ta zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2028.

Laporta ka deklaruar se trajneri gjerman është i kënaqur dhe ka rënë dakord për vazhdimin e projektit. Rinovimi pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.





Lajmet e fundit nga