web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Champions League/ Sot plotësohen çerekfinalet, mësoni ndeshjet

18 Mars 2026, 07:37, Sport CNA

Champions League/ Sot plotësohen çerekfinalet, mësoni ndeshjet

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të zhvillohen katër ndeshjet e tjera të kthimit në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampioneve, ku do të përcaktohen edhe katër çerekfinalistët e fundit.

Barcelona pret Newcastle pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Angli, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin.

Bayern Munich është shumë pranë kalimit të turit, pasi ka fituar 6-1 ndaj Atalantës në sfidën e parë. Në “Allianz Arena”, gjermanët kanë një avantazh të konsiderueshëm dhe përmbysja duket e pamundur për italianët.

Liverpool pret Galatasarayn në “Anfield”, pas humbjes minimale në ndeshjen e parë. Tottenham përballet me Atletico Madrid në Londër, me spanjollët që kanë fituar 5-2 në takimin e parë.

Diferenca prej tre golash e vendos Atletico Madrid në një pozicion të favorshëm për kualifikimin. Këto përballje do të plotësojnë kuadrin e skuadrave që kalojnë në çerekfinale.





Lajmet e fundit nga