Tafas i dëmtuar, Kukësi gjen portier në Kosovë
Kukësi ka arritur marrëveshjen me lojtarin e përfaqësueses s...
Në paraqitjen e parë për mediat pas asaj disfate me Arabinë Saudite në debutim, Lionel Skaloni është përpjekur të transmetojë qetësi në konferencën e djeshme për shtyp, duke ditur edhe rëndësinë e përballjes së sotme me Meksikën.
Për Argjentinën do të jetë një ndeshje jetë a vdekje për kualifikimin dhe trajneri ka garantuar se skuadra e tij do të ketë reagimin e duhur.
Duke zbuluar se e priste të humbnin në një moment, Skaloni është ndalur edhe te një sërë temash që prekin bardhekaltrit, nga Mesi te pozicionet jashtë loje e moduli.
DEBUTIMI – “Nëse shqyrtoni arkivat dhe gjeni ato që kam thënë, unë kam kohë që ju paralajmëroj se goditja herët ose vonë do të vinte, isha i pari që isha i përgatitur për këtë.
Ky është futbolli, na rastisi në botëror, por është mirë që na ndodhi në ndeshjen e parë. Tani duhet të ecim para dhe të reagojmë. Kur merr një goditje, dy apo tri e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të ringrihesh.
Kam besim te ky grup, e di që është i aftë për ta bërë këtë, nuk kam asnjë dyshim për të mitë. 19 nga 26 lojtarët debutojnë në Botëror? Është normale që kur debuton në një kompeticion të tillë të kesh edhe dhimbje barku, pasi me gjithë respektin për klubet, kombëtarja është diçka tjetër”.
POZICIONI JASHTË LOJE – “Nuk mund t’i përdorim si justifikim golat e anuluar, ekipi duhet të jetë i aftë të shkojë përtej këtij fakti. E kemi dëshmuar se mund ta bëjmë në Kupën e Amerikës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në Botëror. Kartat janë në tavolinë, kemi gjithçka në dorë, kështu që mund të rrimë të qetë”.
MËNYRA E LOJËS – “Ne nuk do ta ndryshojmë mënyrën tonë të lojës për shkak të asaj që ndodhi të martën. Duhet të kthejmë faqe dhe të mendojmë vetëm për të fituar, do të luajmë në të njëjtën mënyrë dhe do të përcaktojmë në seancën e fundit stërvitore detajet. Mund të ketë edhe ndryshime, por nuk kam vendosur ende asgjë”.
MESI – “Nuk e di nga jeni nisur që keni qarkulluar lajme se Mesi nuk është mirë dhe nuk është stërvitur, kur ka foto që tregojnë të kundërtën. Jo vetëm ai, por të gjithë ata që luajtën ndaj Arabisë Saudite kryen vetëm gjysmën e stërvitjes. Leo është më mirë se asnjëherë, të gjithë kemi nevojë për të dhe ai është në maksimum si fizikisht dhe moralisht”.
MEKSIKA – “Meksika është një ekip i shkëlqyer, me ide të qarta në lojë. Janë skuadër sulmuese dhe kanë një trajner të madh dhe jam i sigurt që ka përgatitur diçka për ne dhe do të synojë kualifikimin. Por ne jemi aty, nuk do të lejojmë të na surprizojë. Një vend i tërë nesër (e shtunë) të jenë të lumtur”, tha Skaloni për këtë.
Kukësi ka arritur marrëveshjen me lojtarin e përfaqësueses s...
Mbrëmjen e djeshme, Anglia arriti të vendosë një rekord të p...
Çelsi ka refuzuar të lërë sulmuesin shqiptar Armando Broja q...
Kupa e Botës ditën e sotme vjen me 4 sfida mjaft interesante...
Kupa e Botës në ditën e shtatë të saj mund të tregojë fati...
Irani mori fitoren e parë në grup dhe tani hedh kandidatur...
Duke qenë se merkatoja e muajit janar po afron, në mediat it...
Anglia dhe SHBA-të kanë barazuara me rezultat 0-0 në n...
Mesfushori i Partizanit, Valentino Murataj, duke folur për...
Një barazim i hidhur (1-1) për Holandën në ndeshjen me Eku...
Do të startojë në orën 20:00, dueli mes Anglisë dhe SHBA-së ...
Neymar nuk do të jetë kundër Zvicrës dhe është në dyshim e...
Një tifoz i zjarrtë i kombëtares holandeze, i quajtur Harr...
Do të startojë në orën 20:00, dueli mes Anglisë dhe SHBA-s...
Skuadra e Partizanit ka nisur në Turqi përgatitjet për pje...
Kupa e Botës ka zyrtarisht skuadrën e parë që nuk mund të ...
Është mbyllur në barazim 1-1 dueli i dytë i Grupit A mes H...
Riçarlison i shënoi, Vinicius i ndërtoi dy golat e Brazili...
Granit Xhaka duket se ka përgatitur një tjetër festë fanta...
Një detaj interesant është parë në ndeshjen mes Portugalis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...