web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Me një dorë te titulli, Verstappen “feston” triumfin e Formula 1 në Las Vegas

6 Nëntor 2024, 10:53, Sport CNA
Me një dorë te titulli, Verstappen “feston” triumfin e
Max Verstappen

Max Verstappen është shumë pranë rikonfirmimit si kampion bote në Formula 1 dhe Las Vegas mund të jetë vendi ku holandezi të festojë.

Me sezonin që është drejt fundit, piloti i Red Bull është shumë pranë titullit kampion, edhe pse matematikisht Lando Norris mbetet ende në lojë, me britanikun që ka 331 pikë, 62 më pak se rivali i tij.

Pas fitores së “çmendur” në Brazil, Max Verstappen ka vendosur njërën dorë te titulli, ndërsa në lojë kanë mbetur edhe 86 pikë deri në përfundim.

Në rast se holandezi triumfon në “Sin City”, ai do të bëhej zyrtarisht kampion bote, pavarësisht faktit se ku poziconohet Lando Norris.

Ndërkohë, në rast të kundërt, nëse piloti i Red Bull nuk e kalon i pari vijën e finishit në Las Vegas, ai ka një tjetër kombinim, me të vetmin fakt që Norris të mos marrë tri pikë më shumë se holandezi.

Duket se tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, me Verstappen dhe Red Bull që do të do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me misionin për të festuar./CNA





Lajmet e fundit nga