web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mancini e nis me humbje aventurën, Arabia Saudite zhgënjen në miqësore

9 Shtator 2023, 12:36, Sport CNA

Mancini e nis me humbje aventurën, Arabia Saudite zhgënjen në

Aventura e Roberto Mancinit në pankinën e Arabisë Saudite nis me humbje.

Përfaqësuesja saudite u mposht në “Saint James’s Park” përballë Kosta Rikës me rezultatin 1-3.

Calvo në minutën e 12′ dhe Ugalde në minutën e 32′ vulosën pjesën e parë për Kosta Rikën, ndërsa Al-Bulayhi ngushtoi diferencat në minutën e 68′, por Leal mbylli llogaritë në fundin e kohës së rregullt.

Kjo ishte sfida e parë e italianit Roberto Mancini në stolin e Arabisë Saudite, ndërsa më 12 shtator, ish-trajneri i Italisë do të kërkojë kthesën në takimin tjetër miqësor, atë ndaj Koresë së Jugut.





Lajmet e fundit nga