web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nami" në treg të zi, çmime "të kripura" për Shqipëri-Poloni

8 Shtator 2023, 17:24, Sport CNA

"Nami" në treg të zi, çmime "të

Shqipëria do të luajë të dielën kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Një sfidë që pritet me mjaft interes nga gjithë shqiptarët të cilët i kanë blerë biletat prej javësh.

Në fillim të muajit shtator, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një njoftim zyrtar ku bënte me dije se stadiumi “Air Albania” është “sold out”.

Ka shumë nga ata që po kërkojnë një biletë për të qenë të pranishëm në impiantin modern për kuqezinjtë tanë. Dhe duke përfituar nga situata, menjëherë ka nisur shitja në treg të zi.

Në një nga faqet që merret me blerje dhe shitje, dy bileta pas porte kushtojnë tashmë plot 30 mijë lekë të reja. Çmime marramendëse, duke ditur që një biletë në atë sektor kushtonte vetëm 2 mijë lekë të reja.

 

"Nami" në treg të zi, çmime "të





Lajmet e fundit nga