web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhet për gjysmëfinalen/ Spanja, "macja e zezë" e Gjermanisë

5 Korrik 2024, 11:44, Sport CNA

Luhet për gjysmëfinalen/ Spanja, "macja e zezë" e

Spanja dhe Gjermania, hapin këtë premte fazën çerekfinale të Europianit. Dy pretendentët kryesorë për të fituar trofeun, përballen mes tyre, në atë që padyshim është edhe si finalja e parakohshme.

Në këtë sfidë, është e vështirë për të zgjedhur favoritin, për shkak të formës shumë të mirë të treguar nga dy kombëtaret në këtë turne. Spanja është kthyer në "macen e zezë" për Gjermaninë, pasi fitorja e fundit e pancerave, daton në vitin e largët 1988.

Spanjë-Gjermani është nga ato ndeshje që jemi mësuar t’i shohim në gjysmëfinale ose finale. Nuk janë të largëta kujtimet, ku një tjetër Europian pa protagoniste këto skuadra. Në "Euro 2008" finalja u diskutua pikërisht mes 2 ekipeve, me Spanjën që iu fal golit të Torres dhe ngriti në qiellin e Vienës titullin e dytë kampion në histori. Dy vite pas asaj finaleje, erdhi botërori i largët i Afrikës ku fati donte që Spanja dhe Gjermania të përballeshin sërish, kësaj here në gjysmëfinale. Edhe ky takim u fitua minimalisht nga spanjollët, që më pas u kurorëzua me triumfin në një Kupë Bote, ku mundën në finale 1-0 Holandën.

Gjermanët kërkojnë hakmarrjen për këto ndeshje, të cilat në Berlin janë kujtuar gjatë, për mënyrën se si erdhën. Përfaqësueset janë ndeshur edhe në ndeshje të tjera miqësore dhe zyrtare të Ligës së Kombeve, por fitorja e fundit e pancerave ka ardhur në Europianin e 1988-ës, kur ende në kryeqytet qëndronte famëkeqi muri i Berlinit.

Gjermania shpreson te kualifikimi, kjo edhe për shkak se statistikat tregojnë, se pancerat nuk humbasin kurrë në një çerekfinale Europiani. Sfida mbetet e gjitha për t'u shijuar, ndërsa është planifikuar të luhet mbrëmjen e kësaj të premte, duke nisur nga ora 18:00. 





Lajmet e fundit nga