web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liverpool mendon rikthimin e Klopp, por për stolin synohet Luis Enrique

28 Nëntor 2025, 17:04, Sport CNA

Liverpool mendon rikthimin e Klopp, por për stolin synohet Luis Enrique

Liverpooli po kalon një periudhë shumë të vështirë, me presion të madh mbi trajnerin Arne Slot pas nëntë humbjeve në 12 ndeshje.

Jurgen Klopp përmendet si alternativë e mundshme për një rikthim të përkohshëm nëse klubi vendos të ndërpresë bashkëpunimin me Slotin. Klopp, aktualisht drejtues në grupin Red Bull, mund të pranonte vetëm një rol deri në fund të sezonit.

Në planin afatgjatë, pronarët amerikanë të Fenëay Sports Group synojnë trajnerin Luis Enrique të PSG-së. Situata është rënduar pas humbjes 4-1 ndaj PSV-së në Champions League, një nga seritë më të dobëta të Liverpoolit në dekada.

Drejtuesit raportohet se shqetësohen për humbjen e kontrollit në dhomën e zhveshjes. Investimi prej 426 milionë paundësh nuk ka dhënë rezultatet e pritshme dhe klubi rrezikon të humbasë vendin në Champions League.

Humbje financiare të konsiderueshme priten nëse Liverpool nuk arrin kualifikimin për sezonin e ardhshëm.





Lajmet e fundit nga