web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liga e Kombeve/ Anglia bën detyrën ndaj Finlandës, Maqedonia bind në transfertën e Armenisë

13 Tetor 2024, 20:04, Sport CNA
Liga e Kombeve/ Anglia bën detyrën ndaj Finlandës, Maqedonia bind
Finlande-Angli, Burimi:Flashscore

Anglia bind me fitoren 1-3 në transfertën e Finlandës, në takimin e katërt të Ligës së Kombeve.

Skuadra e “Tre Luanëve” zhbllokoi sfidën me Grealish në minutën e 18’, i cili bëri që fraksioni hapës të përfundonte me rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë për Anglinë realizuan Alexander-Arnold në minutën e 74’ dhe Rice në minutën e 84’.

Nga ana tjetër, për finlandezët rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Hoskonen në minutën e 87’.

Pas këtij takimi, Finlanda renditet në vendin e katërt të Grupit 2 në Ligën B me zero pikë, teksa Anglia në vendin e dytë me nëntë pikë.

Maqedonia e Veriut fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Armenisë.

Rrugën drejt rrjetës për ekipin maqedonas e gjeti Miovski në minutën e 72’ dhe Alimi në minutën e 85’.

Pas kësaj sfide, Armenia renditet në vendin e dytë të Grupit 4 në Ligën C me katër pikë, teksa Maqedonia e Veriut në vendin e parë me 10 pikë.

Malta fitoi 1-0 ndaj Moldavisë, me golin e vetëm që u shënua nga Teuma me penallti në minutën e 87’.

Malta renditet në vendin e dytë të Grupit 2 në Ligën D me gjashtë pikë, Moldavia në vendin e parë po me gjashtë pikë.

Ndërkohë, Lihtenshtejn-Gjibraltar u ndanë me barazim pa gola. Pas këtij takimi, Lihtenshtejni renditet në vendin e fundit të Grupit 1 në Ligën D me dy pikë, teksa Gjibraltari në vendin e vendin e parë me pesë pikë./CNA





Lajmet e fundit nga