web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largim me peshë, Egnatia humb titullarin. Drejt transferimit në kryeqytet

2 Qershor 2025, 18:44, Sport CNA

Largim me peshë, Egnatia humb titullarin. Drejt transferimit në

Arbin Zejnullai e ka mbyllur me Egnatian. Mesfushorit i ka përfunduar kontrata dhe palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të rinovuar.

Mësohet se Zejnullai dhe klubi nuk kishin kërkesa të njëjta dhe për këtë arsye u vendos ndarja. Zejnullai del lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Partizani është një nga klubet që ka treguar interes për 26-vjeçarin, por mbetet të shihet nëse drejtuesit do të avancojnë.

Zejnullai është pjesë e Egnatias nga viti 2022 dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm.





Lajmet e fundit nga