Hysaj: Presion i madh ndaj Serbisë, të flasim në fushë
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka folur në konferen...

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, foli në konferencë për shtyp, në prag të duelit me Serbinë.
Laçi tha se kuqezinjtë do të futen në fushë vetëm për fitore, ndërsa do të provojnë të shmangin emocionet.
“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do duket brenda në fushë. Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe të mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.
Besoj tifozët do jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet të kemi kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.
Nga ana fizike të gjithë lojtarët do përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga anën e mentalitetit duhet të jesh aty.
Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do jetë forca jonë besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.
Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do kemi mbështetjen e tifozëve, do mundohemi të japim maksimumin për 3-pikëshin që do jetë i rëndësishëm edhe për kualifikimin në Botëror.
Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra, e kanë edhe mentalitetin lojtarët për ta fituar këtë ndeshje.
Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet të kemi gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje, edhe ndeshja me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do jetë aq më mirë për të gjithë”, u shpreh mesfushori shqiptar.
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka folur në konferen...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Cremonese është skuadra e fundit që ka siguruar ngjitjen n...
Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri...
Kampionati turk i futbollit u mbyll me dy ndeshje të rëndë...
Francesco Moriero nuk është më trajner i Laçit. Tekniku it...
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2024–2...
Francesco Acerbi ka vendosur të tërhiqet nga grumbullimi m...
Ermir Rashica ka ndihmuar skuadrën e Metalist të ngjitet n...
Igor Aleksovski, pritet të jetë përforcimi i radhës te Vll...
Kombëtarja shqiptare U-19 e vajzave barazoi 2-2 në ndeshje...
Trajneri Andrea Tedesco, nuk do të shkarkohet nga FSHF-ja,...
Mbrëmjen e kësaj të diele, do të luhet finalja e Euro U-17...
Florenc Farruku është larguar zyrtarisht nga Burreli, me t...
Partizani njeh vetëm largime. Pas Gjelbrim Taipit dhe Ante...
Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të ga...
Humbja e Interit në finalen e Champions League ndaj Paris ...
PSG-ja fitoi Ligën e Kampioneve, pasi mposhti në finale In...
Paris Saint Germain ka fituar Champions League, për herë t...
Paris Saint-Germain ka shënuar edhe golin e katërt në fina...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...