web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi kualifikohet me përmbysje, Kukësi largohet nga Kupa

14 Janar 2025, 15:08, Sport CNA

Laçi kualifikohet me përmbysje, Kukësi largohet nga Kupa

Laçi triumfoi 3-1 ndaj Kukësit, duke prerë biletën për në çerekfinalen e Kupës. Fitore me përmbysje për bardhezinjtë që vuajtën jo pak për të siguruar kualifikimin.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh, falë një supergoli të shënuar nga Fadiga në minutën e 20-të.

Megjithatë, kurbinasit kthyen gjithçka në favor, falë dy golave të shpejtë të Tresës dhe Bullarit në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Bullari kompletoi dopietën personale dhe vulosi kualifikimin e Laçit për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga