Shqipëri-Angli, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët
Shqipëria do të mbyllë sot fushatën kualifikuese për Botër...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli në prag të ndeshjes Shqipëri-Angli, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Kreu i FSHF komentoi shanset që Shqipëria dhe Kosova të përballen në raundin play-off të Kupës së Botës 2026.
“Anglia është një kundërshtar i fortë. Është skuadra e cila i ka fituar të gjitha ndeshjet e grupit, nuk ka pësuar asnjë gol, vjen si kryesuese e grupit tonë. Është për t’u respektuar maksimalisht, por gjithsesi ekipi ynë di të bëjë mirë edhe kundër skuadrave të tjera, megjithëse kundër Anglisë nuk kemi bërë mirë asnjëherë dhe shpresoj ta bëjmë sepse presioni është pothuajse inekzistent, pasi të dyja skuadrat e kanë siguruar ose e kanë marrë atë që pritej nga grupi, vendin e parë dhe vendin e dytë.
Por ta bëjmë sa mirë për të kënaqur spektatorët dhe pse jo për të bërë një rezultat historik. Ata që do të marrin më shumë kënaqësi nëse ne shkojmë në Botëror janë futbollistët, dhe ata duhet të luajnë për kënaqësinë e vet. Ata na kanë bërë krenarë me kaq sa kanë arritur, me pjesëmarrjen në play-off, me fitoren kundër Serbisë, me një performancë pozitive gjatë gjithë kualifikueseve dhe gjatë gjithë vitit 2025. Të mundohen ta shmangin presionin e madh ‘obobo kualifikimi në Botëror’ dhe ta shijojmë play-off-in për të marrë maksimumin, duke e shijuar në mënyrën më të mirë profesionale.
E vetmja gjë, e vetmi urim që kam, është që të mos kemi Kosovën përballë, sepse do të ishte vërtet një fatkeqësi për ne, për Kosovën të detyrohemi të sfidojmë njëri-tjetrin. Unë do të dua shumë që ne të vazhdojmë paralelisht që të realizojmë ëndrrën tonë për në Botëror pa u përplasur në asnjë moment. Uroj dhe dëshiroj shumë që të mos ndodhë për këtë arsye që thashë, që ne dhe Kosova të vazhdojmë, por nëse do të ndodhë, do ta mendojmë në momentin që ndodh”, tha ai.
Duka kishte edhe një këshillë për Armando Brojën. Presidenti i Federatës Shqiptare ka edhe dilemat e të ardhmes së trajnerit Silvinjo, në stolin e kombëtares kuqezi.
“Qartësisht nuk ishte i kënaqur me veten, pretendon shumë e më shumë nga vetja e tij sepse e njeh aftësinë e tij, i di kualitetet që ka, mund të bëjë shumë më mirë. Në të njëjtën mënyrë që të gjithë ne që e duam edhe Brojën edhe ekipin kombëtar. E dimë që ai është një futbollist me aftësi të veçanta, por futbolli i njeh këto, jo vetëm tek Broja, por tek të gjithë yjet e botës. Ka oscilacione, ka ndeshje ku mund të mos jesh në maksimumin e tij, por ai mbetet një futbollist shumë i talentuar, me shumë potencial dhe jam shumë e sigurt që do ta ndihmojmë shumë kombëtaren shqiptare.
Padyshim që Silvinjo bashkë me stafin e tij do të vazhdojnë, sepse ne kemi ndeshjet e play-off dhe nuk mund të prekim asgjë deri në play-off. Dhe të shohim si do të shkojnë ndeshjet e play-off për të vendosur më tej”, u shpreh Duka për Klan News.
Shqipëria do të mbyllë sot fushatën kualifikuese për Botër...
Mbrëmjen e kësaj të diele, Kombëtarja shqiptare do të përb...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Kosova ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë t...
Trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel dëshiron të vazhdojë seri...
Kombëtarja ka përmbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Ang...
Brazili triumfoi 2-0 ndaj Senegalit në miqësore, duke ndal...
Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 0-0 ndeshjen e dytë k...
Milani dhe Roma po përballen me probleme në repartin e sul...
Lara Colturi është renditur e dyta në Kupën e Botës në ski...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo deklaroi është ndihet kren...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për sh...
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli në konferencë...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka dalë në konferencë për ...
Kryetari i bordit drejtues të Skënderbeut, Adriano Valduci...
Luciano Spalletti po punon për t’i dhënë Juventus-it një f...
Florentino Perez u përfol se mund të largohet nga Real Mad...
Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë pjesëmarrjen...
Videoja 1-minutëshe ku shfaqej Elseid Hysaj duke tërhequr ...
Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...