web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompany: Në fillim më kritikuan, por djali i refugjatit ia doli të jetë trajner i Bayern Munich

18 Shtator 2024, 12:55, Sport CNA
Kompany: Në fillim më kritikuan, por djali i refugjatit ia doli
Vincent Kompany, Bayern Munich

Bayern Munich e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në edicionin e ri të Champions League, ndërsa fitoi me rezultatin 9-2 ndaj Dinamo Zagreb-it në takimin e parë.

Duke folur pas këtij triumfi historik, trajneri i skuadrës gjermane, Vincent Kompany, theksoi se kjo ishte një përgjigje për të gjithë ata që i thanë se nuk ishte gati për të drejtuar Bayern-in.

“Do t’ju them diçka në mënyrë të shpejtë vetëm për të vërtetuar një pikë. Kam lindur në Bruksel, babai im ishte një refugjat i ardhur nga Kongo. Cilat ishin shanset e mia për të luajtur në Premier League, për të fituar diçka si lojtar, për të luajtur për kombëtaren? Shanset ishin 0. Unë ia dola dhe jo vetëm si lojtar, por edhe si trajner, pasi tani unë jam trajner i Bayern Munich”, - deklaroi Kompany.

Më tej, tekniku shtoi se askush nuk duhet të ndalojë se besuari te vetja dhe se duhet të përpiqet që të arrijë synimet që ka.

“Thjesht mos ndaloni së besuari në veten tuaj dhe atë që mund të arrini për shkak të asaj që thonë njerëzit e tjerë. Mentaliteti është të vazhdosh dhe në fund, nëse dështon, dështon, nëse ia del mbanë, ia del, por gjithmonë mund të bëhesh më i mirë. Në rrjetet sociale gjithmonë mund të kesh kritika, kështu që unë nuk i marr personale”, - përfundoi trajneri.

Fitorja e Bayern Munich ndaj Dinamo Zagreb-it vendosi një rekord, pasi skuadra gjermane u bë e para në historinë e këtij kompeticioni që shënon 9 gola./CNA

 





Lajmet e fundit nga