web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi Tirana-Partizani pa fitues, komenti i ndeshjes

1 Dhjetor 2024, 19:06, Sport CNA

Derbi Tirana-Partizani pa fitues, komenti i ndeshjes

Duke nisur nga ora 19:00, luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë ku do të kërkohet me çdo kusht fitorja.

Ashtu si në të kaluarën, edhe këtë herë pritet të jetë një përballje shumë e luftuar.

Më poshtë mund të ndiqni komentin live të ndeshjes, me të gjitha rastet në kohë reale.

 TIRANA-PARTIZANI 0-0

KOMENTI:

98’- Gabon Prengaj, gjuajtja e të cilit pritet nga portieri Pano Qirko. Portieri kthehet në hero për të kuqtë, duke bërë që festa të kalojë në krahun e tyre.

96’- Arbitri Lata akordon penallti për Tiranën, për prekje me dorë.

78’- Nuk i besojnë syve të Partizani. Cara pas një lëvizje të bukur në zonë, lëshon gjuajtjen, por Selmani bën heroin me një pritje spektakolare.

72’- Momente tensioni në fushë. Ismajli reagon keq pas një faulli, për të cilin nuk ishte dakord. Një shtyrje e Hadrojit, e nervozoi më shumë lojtarin, me situatën që u qetësua pas ndërhyrjes së arbitrit.

48’- Nuk ndalen sulmet e Partizanit. Rrapaj ndalet fillimisht në zonë, ndërsa na vazhdim të aksionit provon Cara me gjuajtje nga jashtë, me Selmanin që grushton në këndore.

47’- Tjetër mundësi e mirë për Partizanin. Bintsouka është i pafat, teksa sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga shtylla.

Mbyllet pjesa e parë

45+1’- Mundësi e artë shënimi për Partizanin. Mba futet në zonë dhe i afrohet golit, topi kalon të gjithë pasqyrën e portës. Nuk e shfrytëzon dot as Keko.

39’- Një top i harkuar në qendër përfundon te Jonuzi i cili gjuan fluturimthi, shumë lehtë dhe ballore duke e çuar sferën në duart e Qirkos.

33’- Cara hyn në zonë nga e majta, gjuan por gjen përgjigjen e Selmanit i cili bllokon sferën.

29'- Një krosim i Gjumsit nga e djathta, devijohet nga Sembene, i cili e dërgon topin në portën e tij dhe shkakton autogol. Goli i kontrollua nga VAR-i dhe më pas u anulua për pozicion jashtë loje të Jarmouni në duelin me Sembene.

19’- Rrapaj hyn në zonë nga e majta, shmang disa futbollistë dhe tenton gjuajtjen, por ajo është shumë e gabuar dhe topi shkon larg portës.

10’- Kombinim i bukur mes Mba dhe Carës, ky i fundit provon me një gjuajtje të menjëhershme, por topi shkon mbi portë.

1’- Starton sfida!





Lajmet e fundit nga