VIDEO/ Driblim dhe gol spektakolar, Muja tund rrjetën në Champions
Arbnor Muja ka shënuar ndoshta një nga golat më të bukur n...

32-vjeçari norvegjez, Magnus Carlsen, ndodhet në Golem për të marrë pjesë në Kampionatin e Shahut.
Gazetari Edi Lesi ka publikuar disa foto nga Kampionati i Shahut dhe tregon se norvegjezi refuzoi makinën dhe shoferin, si dhe i bëri rezistencë pritjes VIP në Rinas.
Ai e cilëson Magnus Carlsen si “mbreti nordik” i shahut dhe deklaron se askush nuk e ka mundur deri tani në Golem.
Sipas tij, shumë persona që duan të luajnë me të jashtë garës, por ai nuk e pranon një gjë të tillë.
Statusi i plotë në rrjetet sociale:
Një mbret i heshtur norvegjez në Golem
Ende edhe sot, miliona njerëz në botë shohin një video ku një 13-vjeçar, ngrihet nga tavolina e shahut dhe me një shpërfillje të pabesueshme bën ca hapa tallës lart e poshtë, duke lënë me kokën mbërthyer në grushta kampionin absolut të planetit asokohe, Garry Kasparov.
Magnus Carlsen renditej i 700-ti, por i mori barazim të rankuarit i pari pa asnjë mëdyshje.
Nga analizat që bëhen edhe kesaj dite, Magnus kishte dy herë mundësi të artë për ta fituar atë ndeshje, e para dhe e fundit mes dy emblemave.
32-vjeçari norvegjez është sot duke shëtitur buzë detit në Golem. Ai është gjithnjë vetëm. Ka refuzuar makinën dhe shoferin. Madje, i bëri rezistencë edhe pritjes VIP që ju bë në Rinas.
Mbreti i heshtur nordik i shahut gjendet me ekipin e tij prej të hënës në kampionatin europian që po zhvillohet tek një sallë e madhe e Fafa Resort.
Nuk është e lehtë për të hyrë në atë aulë. Presidenti jonë i federatës, mjeshtri ndërkombëtar, Erald Dervishi na ka siguruar leje kalimi. Futemi vjedhurazi e majagishtas. Shumë të huaj, pjesë e stafit, na bëjnë gjithnjë shenjë me gishtin kryq në buzë.
Janë ekipe nga gjithë kontinenti, dallohet dhe e vogla e talentuara Kler Çaku.
Nuk ka të tillë qetësi në asnjë meshë. Një lloj tiranie konsensuale. Mund të ndjehet çdo frymëmarrje e sforcuar. Diku në mes, po luan kampioni më i madh i të gjithë kohëve. Kruan kokën dhe hedh në një anë gëmushën me flokë të dendur. E ndjen që po fotografohet, po nuk i heq sytë për asnjë moment nga strategjia e fillimit të sfidës që ka në dorë. Duke marrë në konsideratë dhe moshën dhe se sa vite më tutje do të ulet në tryezë pas ushtarëve dhe mbretëreshës së tij, Carlsen me siguri do të shënojë ndonjë rekord që vështirë të thyhet. Deri tani, 10 herë në fronin e më të mirit.
Në Golem, askush nuk e ka mundur deri tani. Ka shumë që duan të luajnë me të jashtë garës, por ai është pak i pamundur.
Romina që është guida jonë na tregon me një lëvizje të ndrojtur të dorës, ku janë vendosur skuadrat shqiptare.
Kemi pasur suksese në shah, po ky organizim është një majë.
Po të qe futboll, ai që del pa bërë zë dhe me kufje në vesh nga hoteli ku është akomoduar e vjen fillikat tek salla e forcës, do të ishte Messi.
Po Magnusin nuk e njohin shumë në rrugë. S'ka dhe aq vëmendje për shahun. Dhe ky event nuk ja ka dalë të jetë sa duhet në media. Të paktën jo deri tani. Të shtunën shpallen kampionët në një ceremoni te Pallati i Brigadave. Me gjasë, më afër syrit të rreptë e seleksionues të Tiranës./ CNA
Arbnor Muja ka shënuar ndoshta një nga golat më të bukur n...
Ish-trajneri i Chelsea, Frank Lampard po bëhet gati për një ...
Manchester United bëri një revolucion në portë në merkaton...
Botërori i vitit 2030 do të jetë unik. Jo vetëm për faktin s...
Disa ditë më parë, ish-deputeti Selami Jenisheri bëri ...
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri, ...
Dion Berisha, është lojtari i radhës, që lë Kosovën dhe do...
Ermir Rashica, u bashkua me Skënderbeun në merkaton e verës ...
Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, një emër sh...
Pavarësisht se tekniku Silvinjo zgjedh të përhershmit, Etr...
Jourdain Fletcher, e ka mbyllur me Skënderbeun. Mësohet se...
Tirana e nisi këtë sezon me shumë ndryshime në skuadër, teks...
E ardhmja e Zoran Zekiç është kthyer në ngjarjen e momentit ...
Një mbrëmje e jashtëzakonshme Champions League, ku golat, ka...
Goli që iu anulua Liverpool kundër Tottenham shkaktoi shumë ...
Nuk është gjetur ende vrasësi i tifozit 29-vjeçar të AEK-u...
CNA ka hapur një sondazh në lidhje me Kampionatin Euro...
Milani do të luajë këtë të mërkurë një sfidë shumë delikate ...
Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit është hedhur shorti i K...
Assane Knoukouri luajti për Interin duke bërë 11 ndeshje në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...