web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-lojtari i Interit kërkon azil, prokuroria thirrje për dëbim nga shteti italian

3 Tetor 2023, 18:59, Sport CNA

Assane Knoukouri luajti për Interin duke bërë 11 ndeshje në Serie A, por tani rrezikon të përjashtohet nga Italia për shkak të identitetit të parregullt.

Gazeta “Liberta e Piacenza” ka shkruar për historinë e tij. Gnoukouri ishte një mesfushor i talentuar nga Fildishi, i zbuluar nga Roberto Mancini tek Interi.

Në vitin 2017, ai u detyrua të ndalonte së luajturi futboll për shkak të një problem në zemër dhe më pas përfundoi i përfshirë në një hetim nga prokuroria e Parmës, institucion i cili më pas zbuloi se identiteti i vërtetë i tij është Alassane Traore.

Avokatja e tij, Michela Cuçhetti ka nisur procedurat për kërkimin e azilit pasi ish-zikaltërit rrezikon rëndë të dëbohet nga Italia.





Lajmet e fundit nga