
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar një mesazh të ndjerë në profilin e tij, pasi humbi dy prindërit, në një aksident të rëndë në Greqi.
Në postimin e tij, Bushi shkruan se vdekja në shkaqe natyrale është e dhimbshme, por kur vjen për shkak të një aksidenti, është ulëritëse.
Mesazhi i Alban Bushit:
“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.
Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.
Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident, me një përplasje ju hoqi fillin e jetës.
Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej.
Të dashur miq dhe të afërt, në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falënderoj përulësisht, për praninë tuaj përmes mesazheve të panumërta.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë, në pamundësi t’ju përgjigjem, ju njoftoj me dhimbje të pamasë se:
Homazhet për shumë të dashurit prindërit tanë do të mbahen të premten , më 1 nëntor 2024 nga ora 9:00 – 15:00, në “Funeral Home Alba 2000” e vendosur te ish Ambasada Jugosllave, rruga e Durrësit.
Më pas, kortezhi mortor do të drejtohet për në vendin e fundit të pushimit në Varrezat e Sharrës.
Dreka përkujtimore do të shërbehet në orën 17:00 në Sheraton.
Vizitat do të priten ditën e shtunë dhe të diel ora 10.00-13.00 dhe 17.00- 20.00 po në ambientet e “Funeral Home Alba 2000”.

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka dhënë së fun...
Klubi i Feronikelit ka njoftuar tërheqjen nga gara në Supe...
Këtë të enjte u zhvilluan dy takime të raundit të 11-t...
Barcelona ka “blinduar” me kontratë të re, një nga lojtarë...
E ardhmja e Federico Chiesa-s gjendet sërish në udhëkr...
Është shtyrë zyrtarisht ndeshja Valencia-Real Madrid. Shka...
Ernest Muçi, duket se po fiton terren te Bestiktas. Futbol...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind ...
Ngjarja e turpshme në ndeshjen Tirana-Vllaznia, ku tre loj...
Klasikja e Shqipërisë Tirana-Vllaznia, që u luajt ditë...
Flamurtari-Lushnja mbyllin javën e 10-të të Kategorisë...
Ruben Amorim, do të jetë pasuesi i Ten Hag te Manchester U...
\ Rafael Leao po përgatitet për “ndarjen” nga Milan-i. ...
Skuadra e Manchester City-t dhe trajneri Pep Guardiola...
Të mërkurën në mbrëmje u luajtën ndeshjet e raundit të...
Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, shkruan histor...
Milan Skriniar nuk po gjen hapësirë te Paris Saint-Ger...
Bayern Munich triumfon me “poker” në transfertën e Mai...
Federata e Futbollit është gati të organizojë mbledhje...
Java e 10-të e Serie A vazhdon këtë të enjte me të tje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...