Tirana-Egnatia, Tetova: Luajmë për maksimumin e pikëve, nga merkato pres një sulmues
Pas kualifikimit në Kupë, Egnatia synon fitoren e tretë ra...

Komuniteti i futbollit shqiptar përcolli sot për në banesën e fundit legjendën Sabah Bizi, një nga ikonat e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Në homazhet e organizuara sot në Shkodër morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri, dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.
Pasi i shprehën ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të Sabah Bizit, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për median, duke e konsideruar të sotmen si një ditë e trishtë për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe mbarë shqiptar.
“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe për të gjithë miqtë e Sabah Bizit, për Brikenon dhe gjithë familjen Bizi, por jo vetëm, për të gjithë komunitetin e futbollit shkodran dhe mbarë shqiptar.
Sabah Bizi ishte një nga ikonat e futbollit shqiptar, një legjendë, dhe kontributet e tij në klubin e Vllaznisë ishin shumë të mëdha, në ekipin Kombëtar, por edhe më pas, gjatë gjithë jetës së tij, deri ditën që mbylli sytë. Ju e dini mirë që Sabahu kishte humbur kohët e fundit shikimin, por ai nuk mungonte në stadium. Ai jetoi me futbollin dhe ne kemi humbur shumë. Kemi humbur njeriun tonë dhe në këtë ditë vërtet të trishtë dhe të zezë, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia, në radhë të parë Brikenës dhe gjithë familjes Bizi, por edhe të gjithë futbollistëve, ish-futbollistëve shkodranë dhe shqiptarë, si dhe gjithë komunitetit futbollistik shqiptar. Uroj që të prehet në paqe. Përkujtimi i tij do të jetojë shumë gjatë. Realisht ishte një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar.
Biseda e fundit me Bizin? – Biseda e fundit ka qenë në telefon, para ndeshjes me Çekinë, kur më tha: “President, dua të vij që të shoh ndeshjen”. Megjithëse kishte humbur shikimin, ai vinte dhe dëgjonte atmosferën që krijonte futbolli në stadium.
Më parë jemi takuar në Shkodër, por në të njëjtat kushte, le të themi, kur Sabahu nuk ishte tamam ai i mëparshmi. Kemi udhëtuar bashkë me ekipin Kombëtar në Rumani, Gjermani dhe vende të tjera.
Një impiant futbollit me emrin e tij? – Sabah Bizi është një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar dhe është nder për të gjithë, në radhë të parë për Shkodrën, por edhe për futbollin dhe për Federatën e Futbollit, që një impiant apo ambient sportiv të përjetësojë emrin dhe kontributin e tij. Ngushëllime të gjithëve!”, – tha Presidenti Armand Duka.
Pas kualifikimit në Kupë, Egnatia synon fitoren e tretë ra...
Armando Broja u dëmtua sërish dhe këtë herë do të qëndrojë...
Kombëtarja e vajzave nis nga kjo e premte grumbullimin rut...
Myrto Uzuni e ka mbyllur me Granadën dhe do të vazhdojë ka...
Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajneri i ardhshëm i Besi...
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh kët...
Futbolli shqiptar në zi teksa ditën e sotme ndërroi jetë n...
Trajneri i Everton, David Moyes ka dhënë një lajm të keq p...
Interi u surprizua në shtëpi nga Bologna, në sfidën e Seri...
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipëris...
Kupa e Shqipërisë ka zbuluar të gjithë skuadrat çerekfinal...
Partizani siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Kupës...
Milani mposhti Como-n 2-1 me përmbysje, në atë që ishte fi...
Juventusi regjistroi barazimin e 13-të për këtë sezon në S...
Skënderbeu, Egnatia dhe Dinamo janë skuadrat e radhës që s...
Federata e Futbollit, në kuadër të investimeve strategjike...
Dean Liço do të vazhdojë karrierën te skuadra e Boluspor. ...
Eliminimi në Kupë nga Bylisi, mund të sjellë shkarkimin e ...
Milani u rikthye te fitorja në kampionat, pas dy barazimev...
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, foli për me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...