web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjimshiti mendon për anën ekonomike, ja ku pritet të transferohet

3 Qershor 2025, 20:17, Sport CNA

Gjimshiti mendon për anën ekonomike, ja ku pritet të transferohet

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta pas shumë sezonesh në elitën e futbollit italian. Mbrojtësi shqiptar ka marrë një ofertë konkrete nga klubi Al Rayyan në Katar, e cila përfshin një pagë shumë më të lartë se ajo që merr aktualisht dhe një shumë prej 10–15 milionë euro për Atalantën.

Një vit më parë refuzoi, por këtë herë përgjigja mund të jetë pozitive. Gjimshiti është 32 vjeç dhe ndodhet në një fazë ku po vlerëson stabilitetin ekonomik për fazën e fundit të karrierës.

Me largimin e trajnerit Gasperini, i cili do të transferohet te Roma, pozitat e tij në ekip nuk janë më të sigurta. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm, me 287 ndeshje për Atalantën dhe 250 në total në Serie A.

Kontrata aktuale i garanton 800 mijë euro në sezon, ndërsa në Katar paga mund të dyfishohet. Vendimi përfundimtar pritet në ditët në vijim.





Lajmet e fundit nga