Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...

Federata e Futbollit dhe Bashkia e Kavajës do të rindërtojnë stadiumin e Besës. Në një takim të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FSHF-së, Bashkisë së Kavajës, arkitektëve të huaj e shqiptarë si edhe përfaqësuesve të “Focus Architecture” u shpall edhe projekti fitues për ndërtimin e stadiumit.
Juria, e përbërë nga arkitektë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, zgjodhi një nga projekt-idetë e paraqitura nga studioja arkitekturore “Focus Architecture” që kishte fituar tenderin e zhvilluar nga FSHF në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë.
Projekti parashikon ngritjen e një stadiumi modern të kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s, me një kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe të përshtatshëm për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.
Në një prononcim për fshf.org, zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj shprehet se rindërtimi i stadiumit të ri të Besës do të jetë një bashkëpunim mes FSHF dhe Bashkisë së Kavajës. Ai nënvizon se ky stadium nuk do të ketë vetëm funksione sportive, por edhe funksione për qytetin.
“Zhvilluam një mbledhje lidhur me aprovimin e projekt-ideve për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Kavajës. Dihet që stadiumi i qytetit të Kavajës ishte i dëmtuar nga tërmeti dhe si rrjedhojë është shkatërruar plotësisht. Kemi vendosur që në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës të rindërtojmë stadiumin e qytetit, duke i dhënë qytetit një stadium të kategorisë 4, sipas përcaktimeve të UEFA-s. Kapaciteti i këtij stadiumi do të jetë 8 mijë spektatorë dhe do të presë ndeshje të çdo lloj kategorie, me përjashtim të finaleve që kërkojnë një kapacitet më të madh.
Sot u diskutuan projekt-idetë e paraqitura nga studio që është shpallur fituese nga tenderi që ka bërë FSHF dhe Bashkia e Kavajës, që paraqiti dy idetë e e zhvillimit të stadiumit të qytetit. Juria që ishte e përbërë nga arkitektë ndërkombëtarë dhe shqiptarë, pasi shqyrtoi me shumë kujdes projekt-idetë e paraqitura nga kompania, vendosi që varianti i parë i paraqitur nga studio ishte varianti më i mirë duke lënë edhe vërejtjet përkatëse. E gjithë ideja është që ne të ndërtojmë një stadium që do t’i shërbejë të ardhmes.
Ky projekt që u miratua korrespondon edhe me 100-vjetorin e themelimit të klubit Besa. Ky është një lajm i mirë për të gjithë sportdashësit e ekipit të Besës. Shpresojmë që të avancojmë sa më shpejt, në mënyrë që të fillojmë punimet dhe brenda 2 viteve, qyteti i Kavajës të ketë një stadium dhe një pol të ri zhvillimi. Stadiumi që ne po ndërtojmë nuk do të ketë vetëm funksione sportive, por edhe funksione për qytetin. Ashtu si stadiumi “Arena Kombëtare” u bë një pol për Tiranën, të njëjtën gjë besoj do të bëjë edhe stadiumi i Kavajës” – tha për fshf.org zv.presidenti i FSHF, Arben Dervishaj.
Barcelona dhe Interi barazuan 3-3 mes tyre, në aktin e par...
Barcelona dhe Interi përballen mes tyre, në gjysmëfinalen ...
Bayer Leverkusen ka filluar të shqyrtojë mundësitë për të ...
Mohamed Salah po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në ...
Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajneri i përfaqësueses së...
Duke nisur nga ora 21:00, do të luhet akti i parë në gjysm...
Të dielën dhe të hënën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinal...
Arkadiusz Milik ka zgjatur kontratën e tij me Juventusin d...
Federata e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje bileta...
Finalja e Kupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo, do të luhet...
Nuk ka më dyshime. Stadiumi “Elbasan Arena” do të presë nd...
Tre arbitra shqiptarë janë caktuar për të gjykuar një nga ...
Barcelona dhe Inter-i përballen në aktin e parë të gjysmëf...
Paris Saint Germain fitoi minimalisht në ndeshjen e parë g...
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar për her...
Napoli ka arritur një marrëveshje verbale me klubin saudit...
Real Madrid është shumë pranë arritjes së një marrëveshjej...
Rezultatet e Milanit në këtë fund sezoni kanë ndryshuar, p...
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të shqyrtuar dhe...
Këtë të martë u hodh shorti për gjysmëfinalet e “Final Fou...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...