web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Realizoi dygolësh ndaj Hatayspor, Manaj i gëzohet një tjetër arritjeje

21 Tetor 2024, 10:45, Sport CNA
FOTO/ Realizoi dygolësh ndaj Hatayspor, Manaj i gëzohet një
Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, u kthye në mënyrën më të mirë të mundshme nga dëmtimi.

Shqiptari shënoi dygolësh në fitoren 3-2 të Sivasspor-it ndaj Hatayspor-it.

Manaj gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 43-të, teksa në minutën e 73’-të shënoi golin e dytë, me sulmuesin që këtë herë realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Menjëherë pas këtij takimi, Rey Manaj është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes nga sajti i specializuar i statistikave “sofascore”, ndërsa është vlerësuar me notën 8.4./CNA

FOTO/ Realizoi dygolësh ndaj Hatayspor, Manaj i gëzohet një
Formacioni, Burimi: Sofascore




Lajmet e fundit nga