web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamurtari nxjerr Besën nga gara, Vora me “5 yje”. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

8 Shkurt 2025, 15:32, Sport CNA

Flamurtari nxjerr Besën nga gara, Vora me “5 yje”. Rezultatet

Flamurtari fitoi 3-1 në supersfidën e javës së 22-të në Kategorinë e Parë ndaj Besës. Pritej të ishte një përballje e bukur dhe ashtu rezultoi.

Të katër golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Me këtë sukses, Flamurtari mban vendin e dytë me 52 pikë, 2 pikë më pak se Vora kryesuese.

Në krahun tjetër, Besa renditet në vendin e tretë me 43 pikë dhe thuajse ka dalë nga gara për dy vendet e para që të dërgojnë në elitë.

Vora nuk fali ndaj Erzenit, duke fituar me shifrat e thella 5-1. Në sfidat e tjera, Lushnja fitoi 4-2 ndaj Valbonës, ndërsa Korabi mposhti 2-1 Kastriotin. Kukësi u mund nga Burreli 0-2, ndërsa sfida Apolonia-Pogradeci u mbyll në barazim pa gola.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga