Sot, finalja e Europianit/ Spanja dhe Anglia “përplasen” për trofeun e madh
Momenti vendimtar mbërriti! Mbrëmjen e kësaj të diele, do ...

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, u shfaq besimplotë për një sukses të mundshëm të skuadrës së tij në finalen e madhe të Europianit, atë ndaj Anglisë.
De La Fuente, deklaroi se sfida si kjo mund të fitohen edhe duke luajtur keq, prandaj kërkoi nga ekipi i tij vlerësim maksimal.
Numri 1 i stolit të iberikëve e quajti veten si një gladiator dhe theksoi se asgjë nuk do të ndryshojë për të, edhe nëse fiton trofeun.
"Është një ndeshje shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli dhe mund të bëjë një rikthim të madh. Ne duhet të përballemi dhe të shohim se kush fiton dhe kush bën më pak gabime. Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë. Nëse fitojmë, nuk do të ndryshojë gjë për mua. Gjërat i kam shumë të qarta prej kohësh. Unë jam një gladiator. Unë kam ardhur këtu duke luftuar dhe do të vlerësoj atë arritje siç kam vlerësuar çdo gjë që më kanë sjellë deri këtu."
De La Fuente u shpreh se nuk është dakord me shprehjen që finalet janë vetëm për tu fituar, ndërsa vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se lojtarët dhe ai vetë e respektojnë Anglinë.
"Unë nuk jam dakord që finalet janë vetëm për t’u fituar. Ne jemi të përgatitur të luftojmë dhe të luftojmë për të fituar. Kujtesa është e brishtë dhe mosmirënjohëse për finalistët, por vlera jonë dhe krenaria jonë është të arrijmë tashmë këtu dhe me mënyrën se si ia kemi dalë ka vlerë më të madhe. Sigurisht që ne jemi të përgatitur mendërisht për të fituar dhe do të shkojmë për këtë, por nuk jam dakord me mënyrën se si trajtohen ata që nuk fitojnë. Ne qëndrojmë të qetë dhe e dimë që nuk ka favorit, se është një ndeshje shumë e barabartë. E dimë që nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit nuk do të kemi shanse për të fituar. Skuadra dhe unë kemi respekt për rivalin tonë.", deklaroi tekniku spanjoll.
Spanja dhe Anglia do të përballen mes tyre, për trofeun e madh të Europianit, mbrëmjen e kësaj të diele, në kryesqytetin e Berlinit.
Momenti vendimtar mbërriti! Mbrëmjen e kësaj të diele, do ...
Andrea Agostinelli, mund të quhet trajneri më i ri i Flamu...
Teuta ka prezantuar një goditje të bujshme në merkaton e k...
Vllaznia barazoi 2-2 ndaj islandezëve të Valur, në ndeshje...
Në miqësoren mes kroatëve të Hajduk Split dhe turqve të Fe...
Emiljano Vila, është rikthyer te Teuta. Pasi mbylli avent...
Skena tmerri ka prodhuar së fundmi futbolli brazilian. Ram...
Interi ka rinovuar kontratën me trajnerin Simone Inzaghi. ...
Armando Broja, mund të transferohet në Serinë A italiane. ...
Eliminimi i hershëm nga Kupa e Amerikës ka bërë që Federat...
Trajneri Gareth Southgate ka qenë një nga më të kritikuari...
UEFA u ka dhënë fund të gjjitha dilemave për arbitirin që ...
Vllaznia barazoi 2-2 ndaj Valur në transfertë, në ndeshjen...
Partizani zhgënjeu në ndeshjen e turit të parë në Conferen...
Tirana barazoi 1-1 në transfertë ndaj gjeorgjianëve të Tor...
Klubi i Dinamos, ka prezantuar dy afrime në këtë merkato v...
Nga Turqia, raportohet se Rey Manaj ka zgjedhur skuadrën e...
Klaus Gjasula nuk do të ndryshojë ekip edhe për një tjetër...
Elbasani ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës, ...
Anglia u kualifikua në finalen e madhe të Europianit, pasi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...