Gabimi trashanik i Veliajt/ Betonieret “pushtojnë” rrugët e Tiranës
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...
Problemi me qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në ...

Kombëtarja U-19 për vajza mposhti Lihtenshtejnin me rezultatin 7-0, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, vajzat kuqezi triumfuan me golat e Klaudia Borcit (2), Klesta Agos, Xhesika Ndojt, Era Methoxhës, Rosela Vasës e Rexhina Maxhalakut.
Trajneri i Shqipërisë U-19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë formacion: Amelia Mone (GK), Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Gelda Kadiolli, Vesa Paçarizi, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (C), Klesta Ago, Alesia Cinaj, Stacey Qosja, Klaudia Borci.
Pjesa e parë e takimit foli vetëm për vajzat kuqezi, të cilat dominuan dhe regjistruan mjaft raste të mira për të kaluar në avantazh. Fillimisht është Klesta Ago ajo e cila tenton të kalojë skuadrën në epërsi, duke provuar me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi përfundon mbi rrjetë. Klaudia Borci dërgon një top në portën kundërshtare në minutën e 18-të, por arbitri anullon golin për pozicion të parregullt. Në minuten e 32-të, Borci nuk gabon, por driblon shumë mirë dhe e çon topin në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.
45 minutat e para mbyllen me rezultatin 1-0, teksa fraksioni i dytë nis me një ndryshim në formacionin kuqezi. Çinaj lë fushën dhe vendin e saj e zë Era Methoxha. Katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Klesta Ago dyfishon shifrat për Shqipërinë, pas një pasimi nga e djathta, duke e çuar topin në rrjetë. Në minutën e 51-të, Klaudia Borci shënon edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shqipërinë, pas asistit të dhënë nga Vesa Paçarizi. Sulmuesja përfiton nga rrëmuja në zonë dhe dërgon topin në rrjetë, duke trefishuar kështu rezultatin.
Nuk ndalojnë këtu vajzat kuqezi, që gjejnë rrjetën e katërt në minutën e 56-të me Xhesika Ndojn. Era Methoxha dërgon në zonë një top mjaft të mirë, me Ndojn që përfiton dhe i çon shifrat në 4-0. Kuqezezat krijojnë sërish raste me Paçarizin e Ndojn, por është portierja kundërshtare ajo e cila shpëton portën nga golat. Në minutën e 67-të, Era Methoxha gjen rrjetën e pestë për Shqipërinë, pasi përfiton nga gabimi i kundërshtareve. Rosela Vasa shënon golin e gjashtë për Shqipërinë, pas një super goditje nga jashtë zone, teksa Rexhina Maxhalaku realizon edhe golin e shtatë për ekipin kuqezi në minutën e 85-të.
Mbyllet me rezultatin 7-0 ndeshja e dytë e Shqipërisë U-19 për vajza ndaj Lihtenshtejnit, e luajtur pasditen e sotme në ‘Elbasan Arena’. Në takimin tjetër të kësaj të shtune, Skocia mposhti Qipron me shifrat 2-0.
Të martën do të luhen edhe ndeshjet e fundit të grupit, me Shqipërinë që do të përballet me Skocinë, në sfidën që do të përcaktojë edhe vendin e parë në grup.
Rezultatet dhe renditja në grupin B2:
Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024
Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024
Skoci 2-0 Qipro 10.04.2024
Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 10.04.2024
Skoci 6 pikë
Shqipëri 6 pikë
Qipro 0 pikë
Lihtenshejn 0 pikë
Europiani do të jetë i fundit për Wojciech Szczesny, i cili ...
Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli në konferencë për...
Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se një barazi...
U zhvillua në qytetit e Beratit, këtë të mërkurë “Berat Gr...
Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Japonisë, në Formula...
Pas humbjes me Dinamon, Skënderbeu do të kërkojë të rikthe...
Roma fitoi derbin e kryeqytetit, duke mposhtu minimalisht La...
Milani regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe t...
Bayern Munich pësoi humbje të turpshme në kampionat, teksa...
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka gjetur rrugën e rrjet...
Gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, për javën e 28-të, ...
Sot është planifikuar të luhet derbi i kryeqytetit të Ital...
Pas tri ndeshjeve radhazi në tribunë, Armando Broja, do të...
Sfida interesante rezervoi java e 21-të në Superioren U-19...
Forma e mirë që Edon Zhegrova po kalon në Francë, me skuad...
Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Superligës...
Talenti 12-vjeçar nga Saranda, Bruno Qendro, do të vazhdoj...
Skënderbeu ka njoftuar shitjen e sulmuesit kryesor, Frankl...
Nedim Bajrami po shkëlqen më Serinë A, me skuadrën e Sassuol...
Pasi dështuan me trajnerin Xabi Alonso, te Liverpool, duke...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...