Qatip Osmani: Barazimi me Partizanin, rezultat i pranueshëm
Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se një barazi...

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Vllazninë.
Shehi deklaroi se do të jetë një përballje, mes dy rivalëve direktë, ndërsa shtoi se nuk do të jetë vendimtare.
A fillon nesër për Partizanin lufta për vendin e dytë?
Patjetër që është një ndeshje përballë një rivali direkt, duke parë që distanca është vetëm 3 pikë. Kërkojmë të bëjmë maksimumin, kjo pasi edhe pak ndeshje kanë mbetur për t’u luajtur. Kjo periudhë përkon edhe me përballje direkte të ekipeve rivale. Mendoj që ndaj Vllaznisë është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare që mund të na fusë në trysni.
Si e prisni Vllazninë?
E përmenda edhe më parë, Vllaznia është rivali ynë direkt, jo vetëm për shkak të pozitave, por edhe për vetë emrat që kanë këto dy ekipe. Është një përballje midis dy pretendentëve dhe shpresojmë që ne të japim më të mirën dhe të gabojmë sa më pak, sepse në futboll dihet që në shumicën e rasteve fiton ai që gabon më pak.
Si është kontingjenti i skuadrës për ndeshjen me Vllazninë?
Gjendja nuk është optimale. Mehmeti ende nuk është rikuperuar pas atij dëmtimi i cili e ka lënë jashtë prej gati 4 javësh. Na është shtuar Cara i cili për efekt kartonësh i skualifikuar nuk do të jetë i gatshëm. Hadroj nuk e ka kaluar akoma shqetësimin që kishte në Laç. Këto janë pra mungesat që do të kemi për nesër.
Sa mendoni se do t’ju ndihmojë tifozeria për faktin që do të luani në stadiumin “Air Albania”?
Si “Arena e Demave”, ashtu edhe “Air Albania”, janë të dy stadiume të kryeqytetit. Nuk besoj se përbën problem ndryshimi i vendit ku luhet në kryeqytet. Ne nga tifozët nuk kemi se çfarë të kërkojmë, pasi realisht ata e kanë bërë pjesën e vet dhe ne i jemi borxhlinj që mund të bënim akoma më mirë. Gjej rastin t’i falënderoj për mbështetjen që i japin klubit si në momente të mira, ashtu edhe në momente të vështira. Mendoj që është një fazë e rëndësishme por jo determinante sepse dihet që ky kampionat nuk është si gjithë të tjerët është një kampionat që vendoset në maj për titullin kampion. Sigurisht që gjatë kësaj periudhe ne kërkojmë të bëjmë më mirë dhe të renditemi më lart. Jam i sigurt që prezenca e tifozëve do të jetë dhe do të na ndihmojë shumë.
Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, deklaroi se një barazi...
U zhvillua në qytetit e Beratit, këtë të mërkurë “Berat Gr...
Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Japonisë, në Formula...
Pas humbjes me Dinamon, Skënderbeu do të kërkojë të rikthe...
Roma fitoi derbin e kryeqytetit, duke mposhtu minimalisht La...
Milani regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe t...
Bayern Munich pësoi humbje të turpshme në kampionat, teksa...
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka gjetur rrugën e rrjet...
Gjashtë ndeshjet e Kategorisë së Parë, për javën e 28-të, ...
Sot është planifikuar të luhet derbi i kryeqytetit të Ital...
Pas tri ndeshjeve radhazi në tribunë, Armando Broja, do të...
Sfida interesante rezervoi java e 21-të në Superioren U-19...
Forma e mirë që Edon Zhegrova po kalon në Francë, me skuad...
Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Superligës...
Talenti 12-vjeçar nga Saranda, Bruno Qendro, do të vazhdoj...
Skënderbeu ka njoftuar shitjen e sulmuesit kryesor, Frankl...
Nedim Bajrami po shkëlqen më Serinë A, me skuadrën e Sassuol...
Pasi dështuan me trajnerin Xabi Alonso, te Liverpool, duke...
Skënderbeu ka vendosur të shesë sulmuesi titullar, Frankli...
Shqipëria e vajzave U-19 është gati për ndeshjen ndaj Liht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...